TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deri në vdekje i mbeti besnik Betimit të Hipokratit

nga TËVË 1
8 Mars, 2025
1
A A
28-vjetori i vdekjes së doktorit të parë në rajonin e Llapit, Hajredin Ukellit

Shkruan: Ilmi Durmishi

DERI NË VDEKJE I MBETI BESNIK BETIMIT TË HIPOKRATIT

Sot mbushen 28 vjet nga ndarja nga jeta e Prof. Dr. Hajredin Ukellit, njërit prej mjekëve më të shquar shqiptarë, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve.

JETA DHE SHKOLLIMI

Prof. Dr. Hajredin Ukelli u lind në vitin 1936, në fshatin Shajkovc të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin e ulët në Podujevë. Gjimnazin real shqiptar e përfundoi në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1955.

Në moshë të re, ai mbeti pa njërin prind (pa nënën), por për edukimin dhe shkollimin e tij u kujdes i ati. Babai i tij, duke e vërejtur talentin, inteligjencën dhe zgjuarsinë e djalit, u angazhua që ta mbështeste në rrugëtimin e tij arsimor, pa e ndalur kurrë nga shkolla.

Pas përfundimit të gjimnazit real, Hajredini nuk u përcaktua rastësisht për studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Ai e kishte vërejtur gjendjen e vështirë dhe alarmante të shëndetësisë në trevën e Llapit dhe në mbarë Kosovën. Kjo ishte arsyeja kryesore që e shtyu të studionte mjekësinë. Fakultetin e përfundoi në Shkup në vitin 1963, brenda afatit rekord dhe me sukses të lartë. Në të njëjtën kohë, ai u bë mjeku i parë shqiptar në trevën e Llapit.

KONTRIBUTI SI MJEK

Dr. Ukelli filloi punën e tij si mjek në Podujevë, por aktiviteti i tij nuk u kufizua vetëm në këtë komunë. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai punoi me entuziazëm të madh, pa njohur lodhje dhe pa kërkuar kompensim. Thuajse nuk mbeti asnjë nga 79 fshatrat e Podujevës ku ai të mos kishte shkuar për të vizituar pacientët e tij, duke u përballur me sfida të mëdha dhe kushte të vështira.

Pas përfundimit të specializimit, ai u transferua në Prishtinë, por nuk e harroi kurrë vendlindjen e tij, Shajkovcin. Me iniciativën e tij u ndërtua ambulanta në fshat dhe për vite me radhë, me shpenzimet e veta, ai shkonte nga dy deri në tri herë në javë, duke ofruar shërbime mjekësore falas për bashkëfshatarët e tij.

Mjekësia – shkencë pa kufi

Edhe pse kishte përfunduar specializimin, ai e dinte se mjekësia është një shkencë që zhvillohet vazhdimisht dhe kërkon përditësim të njohurive. Prandaj, ai ishte gjithmonë i angazhuar në studime dhe lexime të vazhdueshme.

Ishte një intelektual i mirëfilltë, i cili lexonte me pasion jo vetëm literaturë mjekësore, por edhe shkencore e filozofike. Ai kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të cituar fragmente të tëra nga kryeveprat e shkrimtarëve dhe filozofëve botërorë. Një rast i veçantë kujtohet kur, gjatë një bisede, ai citoi një thënie të Albert Ajnshtajnit, që thoshte:

“Fizika nuk ka atdhe, atdheu i saj është bota.”

Dr. Ukelli e zgjeroi këtë koncept edhe në fushën e mjekësisë, duke theksuar se mjekësia nuk njeh kufij kombëtarë, sepse është një shkencë humanitare e universale.

KONTRIBUTI SHKENCOR DHE PEDAGOGJIK

Përveçse mjek i shkëlqyer, ai ishte edhe pedagog dhe profesor universitar. Krejt mundin dhe aftësitë e tij ia kushtoi brezave të rinj, studentëve, nënave dhe fëmijëve.

Për punën dhe kontributin e tij, ai u dekorua me shumë diploma, medalje dhe mirënjohje, përfshirë edhe ato nga asociacione ndërkombëtare. Ishte bashkëpunëtor i vjetër i revistës “Shëndeti”, si dhe i gazetës “Rilindja”, ku për vite me radhë u përgjigjej pyetjeve të lexuesve për sëmundje të ndryshme.

Si specialist i kirurgjisë pediatrike, ai themeloi repartin e parë të kirurgjisë për fëmijë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës, ku për shumë vite kreu qindra operacione, duke shpëtuar jetët e shumë fëmijëve.

Në vitin 1972, kur Kosova u përball me epideminë e lisë së madhe  (Variola Vera), Dr. Ukelli ishte në krye të ekipeve shëndetësore, duke dhënë kontribut të madh në luftimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Në fushën shkencore, ai la pas një trashëgimi të pasur, duke botuar 70 punime shkencore dhe tri libra:

  1. “Zbulimi dhe shërimi i hershëm i anomalive kongjenitale më të shpeshta të sistemit lokomotor” (1985)
  2. “Indikacionet për ndërhyrje kirurgjike te thyerjet e diafizave të eshtrave të gjata te fëmijët” (1989)
  3. “Sëmundjet më të shpeshta kirurgjike te fëmijët” (1996)

PËRBALLJA ME REXHIMIN SERB

Kur regjimi serb e suprimoi autonominë e Kosovës në vitin 1989, ai u përball me padrejtësitë dhe presionin politik. Duke qenë një njeri që nuk pajtohej me shtypjen dhe diskriminimin, ai u konfrontua me organet serbe të instaluara në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Për këtë arsye, ai u largua me dhunë nga puna.

Megjithatë, ai nuk u dorëzua dhe, pavarësisht rrethanave të vështira, vazhdoi të kontribuonte, duke hapur një ordinancë private, ku punoi deri në ditën e fundit të jetës.

DR HAJREDIN UKELLI – FRYMEZIM PER BREZAT E RINJ.

Si mjeku i parë nga Shajkoci, Dr. Hajredin Ukelli jo vetëm që shërbeu me përkushtim, por edhe frymëzoi brezat e rinj të ndjekin rrugën e mjekësisë. Sot, falë ndikimit të tij, Shajkoci numëron dhjetëra mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë që vazhdojnë trashëgiminë e tij.

NJË HUMBJE E MADHE PËR MJEKËSINË DHE KOMBIN

Vdekja e Prof. Dr. Hajredin Ukelli

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

​Shënohet Dita e Çlirimit të Obiliqit, Gashi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

​Shënohet Dita e Çlirimit të Obiliqit, Gashi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Izraeli vrau nëntë ekspertë bërthamorë iranianë, thotë ushtria

Izraeli vrau nëntë ekspertë bërthamorë iranianë, thotë ushtria

Osmani takon kryetarin e JICA-s, diskutuan për projektet zhvillimore në Kosovë

Osmani takon kryetarin e JICA-s, diskutuan për projektet zhvillimore në Kosovë

Al-Nassr i ofron Spallettit një kontratë marramendëse për dy vite

Al-Nassr i ofron Spallettit një kontratë marramendëse për dy vite

Gyokeres refuzon Manchester Unitedin

Gyokeres refuzon Manchester Unitedin

Fillim i furishëm i Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror

Fillim i furishëm i Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X