TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deri në 150 euro për çantën e një filloristi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deri në 150 euro për çantën e një filloristi

Radhë njerëzish ka në shumë librari të Kosovës, ku më 1 shtator nis viti i ri shkollor.

Disa, madje, kanë zgjatur orarin e punës dhe kanë shtuar numrin e punëtorëve për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve.

Ardiana Thaçi thotë se i ka siguruar gati të gjitha furnizimet për djalin e saj që nis klasën e pestë.

“Kam blerë shumicën e librave me një çmim prej 63 eurosh. Kanë munguar dy libra të lëndës Njeriu dhe Natyra… Kam blerë edhe fletore, goma, lapsa, çantë e materiale të tjera të nevojshme, që kanë kushtuar rreth 65 euro”, tregon Ardiana.

Në total, ajo pret të shpenzojë deri në 150 euro për çantën e filloristit të saj – varësisht edhe çfarë kërkojnë mësimdhënësit pasi të nisë procesi mësimor.

Furnizimi me libra në librari është një praktikë e re në Kosovë – së paku në 15 vjetët e fundit.

Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, sivjet, me vendim të ministres Arbërie Nagavci, tekstet shkollore duhet të blihen nga vetë prindërit e nxënësve, me rimbursim.

Platforma online e Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për sigurimin e të hollave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar.

Si ka shkuar aplikimi në e-Kosova?

Ardiana thotë se ka aplikuar për rimbursim në e-Kosova më 25 gusht, por deri më 30 gusht – kur REL-i ka biseduar me të – ajo nuk i ka marrë paratë.

Fatura që Ardiana Thaçi ka blerë tekstet për klasën e pestë, e ku mungojnë edhe dy nga sa duhen gjithsej.

Fatura që Ardiana Thaçi ka blerë tekstet për klasën e pestë, e ku mungojnë edhe dy nga sa duhen gjithsej.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjeve për rrjedhën e këtij procesi, por në një komunikatë për media ka thënë se “mjetet pritet të deponohen në llogari para datës 1 shtator”.

Në një tjetër njoftim, kjo ministri ka thënë se, nga data 25 deri më 30 gusht, më shumë se 92.000 prindër apo kujdestarë fëmijësh kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve.

Nga Qeveria kanë bërë të ditur se kanë ndarë rreth 13 milionë euro për subvencionimin e librave dhe materialeve të nevojshme për shkollë.

Në një anketë që ka publikuar redaksia në ueb-faqen e saj, shumica e pjesëmarrësve e kanë vlerësuar si “të duhur” vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndarje të subvencioneve për librat.

Por, në Këshillin e Prindërve të Kosovës konfirmojnë  se shumë prindër kanë shprehur ankesa për pamundësinë e sigurimit të librave, pa ndarjen e mjeteve.

Shqetësime të ngjashme janë vënë re edhe nga reagimet e disa qytetarëve në rrjetet sociale.

Në grupin “Prindërimi” në Facebook, që ka mbi 51.000 ndjekës, një prej tyre ka shkruar:

“… mos e dini se kur dalin paratë për libra të nxënësve? I kam tre fëmijë dhe nuk mund t’i blej”.

Në Kosovë, paga mesatare është rreth 520 euro, ndërsa ajo minimale sillet nga 130 deri në 170 euro.

Mbi 22.000 familje, ndërkaq, janë me asistencë sociale.

Libraritë vërshohen nga blerësit

Disa përfaqësues librarish, me të cilët bisedoi REL-i, thanë se kanë mjaftueshëm libra.

Rinor Berisha, menaxher i shitjeve në librarinë “Rilindja” në Ferizaj, tha se, për shkak të fluksit të madh të blerësve, ka shtuar numrin e punëtorëve dhe ka zgjatur orarin e punës.

“Interesimi është jashtëzakonisht i madh, shumë prindër janë duke blerë libra, edhe pse nuk janë subvencionuar nga Ministria”, tha ai.

Çmimi i teksteve shkollore për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën, sillet nga 40 deri në 70 euro – varësisht nga klasa dhe shtëpia botuese.

Blerim Muhaxhiri, nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, tha se ky botues është i përgatitur për t’i mbuluar të gjitha kërkesat për tekste shkollore.

Pse Ministria e Arsimit nuk i ka bërë furnizimet sivjet?

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se institucioni që drejton ajo, ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesit e disa botuesve. Ata të “Dukagjinit” kanë thënë se oferta që kanë bërë në Ministri, ka qenë këtë vit për rreth 4% më e lirë se vitin e kaluar.

Nga Shtëpia Botuese “Albas” kanë thënë, po ashtu, se çmimet e teksteve shkollore në librari, janë të njëjta me ato që ia kanë ofertuar Ministrisë së Arsimit.

Këto zhvillime kanë nxitur reagimin e disa partive opozitare, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci, për shkak të, siç është thënë, paaftësive në menaxhimin e sistemit arsimor.

Numri i nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën në Kosovë pritet të jetë rreth 213.000, aq sa ka qenë në vitin shkollor 2022/2023.

Në atë vit shkollor, procesi mësimor ka nisur me një muaj vonesë, për shkak të një greve të mësimdhënësve për paga.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si po shihet zotimi  i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për rritjen e shtesave?

Si po shihet zotimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për rritjen e shtesave?

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Spitali i Pejës demanton deklaratat e gazetarit Zeqaj: Ngrohja funksionale, furnizimi me barna i rregullt

Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga vetaksidenti me fatalitet në Dollc të Klinës

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Si po shihet zotimi  i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për rritjen e shtesave?

Si po shihet zotimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për rritjen e shtesave?

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

OVL-UÇK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Spitali i Pejës demanton deklaratat e gazetarit Zeqaj: Ngrohja funksionale, furnizimi me barna i rregullt

Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga vetaksidenti me fatalitet në Dollc të Klinës

Diaspora në fokus para zgjedhjeve, kritika ndaj partive për “kujdes sezonal”

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Plagoset një polic në Tiranë, i dyshuari në arrati

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për mbrojtjen e gjuhës shqipe

​Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut

​Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën