Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë krye sot një kontroll në një vendbanim në Prishtinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një AK-47, pesë karikatorë si dhe municion.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, ka thënë për këtë rast një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti.