Është dërguar pa shenja jete një burrë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, të enjten rreth orës 18:11, raporton teve1.info
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 –orësh, derisa ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si trup i pajetë dhe hetim mbi vdekjen.
“Gllogoc 09.02.2023-18:11. Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.