Prishtina e Drita janë ndarë me barazim në derimin e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll
Ndeshja Prishtina – Drita e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi baras, 1:1.
Prishtina e mbylli pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Dritës.
Sulmuesi Mario Ilievski shënoi supergol nga gjysma e fushës në minutën e 43-të për epërsinë e skuadrës prishtinase.
Drita barazoi rezultatin në minutën e 54-të me një gol të sulmuesit Blerim Krasniqi.
Ballkani e Drita kanë nga 39 pikë, kurse Prishtina mbeti në vendin e tretë me 37 pikë.











