TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Derbi i kryeqytetit me ndriçim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Derbi i kryeqytetit me ndriçim

Tre ndeshje përmbyllin xhiron e 13 të Superligës së Kosovës në futboll, që zhvillohen këtë të dielë nga ora 13:00, respektivisht një ndeshje nga ora 19:00.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini pret Dritën. Jeshilët do të kërkojnë fitoren si vendas ndaj Dritës, e cila ka dy ndeshje që nuk di për fitore.

Ndonëse jeshilët janë vendas, nuk kanë bilanc të mirë si pritës ndaj Dritës. Në pesë ndeshje të ndërsjellta në Klinë, Dukagjini ka marrë vetëm një fitore, dy barazime dhe ka dy humbje ndaj Dritës në “18 Qershori”. Rezultati më i thellë në këto ballafaqime është ai i 30 gushtit të vitit 2019, me Dritën që atë kohë fitonte 0:4. Mirëpo tani kanë ndryshuar rrjedhat dhe mbetët të shihet se cila skuadër do të dalë fituese, pavarësisht që Drita mbanë dozën e favoritit në letër.

Përballje e fortë do të luhet edhe në “Sami Kelmendi” në Lipjan, me Fushë Kosovën që luan si vendas i Lirisë. Të dy skuadrat zënë vendet e fundit në tabelë dhe të dy ekipet do të kërkojnë fitoren për të poentuar pikët, për tu bërë presion skuadrave që gjenden me sipër në renditjen klasifikuese.

Këtë edicion, në ndeshjen e parë të ndërsjelltë Liria e ka fituar takimin me rezultatin 2:1 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Të dy këto ndeshje do të luhen nga ora 13:00, derisa në ora 19:00 do të zhvillohet derbi rajonal nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me Prishtinën që pret Llapin.

Prishtina në këtë takim vije pas disfatës nga Malisheva dhe kërkon këndelljen në kryeqytet, derisa Llapi nuk di për fitore në tre ndeshjet e fundit dhe synon të rikthehet te rezultatet pozitive. 

Në ndeshjen e parë këtë edicion dy skuadrat janë ndarë të barabarta pa gola në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derisa në “Fadil Vokrri” në Superligë këto dy ekipe janë ndeshur 15 herë, hiqe këto ndeshjet për Kupë dhe Superkupë. Prishtina ka bilanc pozitivë, derisa ka marrë dhjetë fitore, me Llapin aë ka arritur vetëm tri në Prishtinë dhe dy herë të tjera janë ndarë baraz.

Mirëpo tani ndryshe nga herë të tjera gjërat janë ndryshuar dhe tani do të pritet një sfidë e barabartë, pasi që të dy skuadrat kanë dozë favoritit të barabartë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Alvaro Arbeloa zyrtarizohet trajner te Real Madridi

Alvaro Arbeloa zyrtarizohet trajner te Real Madridi

ZYRTARE: Real Madridi shkarkon trajnerin Xabi Alonso

ZYRTARE: Real Madridi shkarkon trajnerin Xabi Alonso

Zhegrova gati për Cremonesen

Zhegrova gati për Cremonesen

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Nimani: Kurti po i zvarrit proceset për ta përgatitur vendin për zgjedhje të reja në prill

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

“Info Nata”- 12.01.2026

“Info Nata”- 12.01.2026

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Kërçova, Ohri e Struga në rrezik nga përmbytjet nga kanalet e bllokuara

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Mbi 18% më shtrenjtë për rrymën, 19% për pemët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën