TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Derbi i “krenarisë” pa tifozë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Derbi i “krenarisë” pa tifozë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës. Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim që pritet të jetë në mes Gjilanit dhe Dritës.

Ndryshe nga vitet e fundit, derbi me numër 40 kampional do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Hera e fundit kur derbi më i madh kosovar u luajt pa prezencën e publikut, ishte data 5 maj 2021.

Një vitë me parë, dyert ishin të mbyllura për Skifterët dhe Intelektualë, për shkaqe të infektimit me Covid-19, ndërsa saktësisht pas 364 ditësh, klubi i Gjilanit ka njoftuar se ndeshja derbi e javës së 33-të në edicionin 2021/22 do të zhvillohet pa praninë e publikut. Si pasojë e kësaj është dënimi i marrë i kuqebardhëve nga komisioni disiplinor, për incidentin e ndodhur në duelin me Ballkanin.

Në duelin e katërt të Superligës që dy skuadrat luftojnë për “shtafetën” e qytetit, është shtuar një statistikë e padëgjuar me pare, pasi për herë të pare në histori brenda një sezoni ky ballafaqim mes tyre do të luhet në tri stadium të ndryshme.

Ballafaqimi mes të kuqëve dhe të kaltërve, këtë të mërkurë luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Derbi i parë në stinorin vjeshtor u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kurse takimi i dytë dhe i tretë i këtyre dy ekipeve u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilani nuk e ka humbur asnjë ndeshje në këtë sezon ndaj rivalëve të qytetit, duke shënuar dy fitore dhe barazuar një, ndërkohë fitorja e fundit e bardhekaltërve ishte me 3 mars 2021, në atë kohë Bylbyl Sokoli ishte trajner i kuqebardhëve, i cili shkarkohej 24 orë pas disfatës në derbi.

Dy skuadrat gjilanase këtë vit kanë siguruar pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, dhe momentalisht pozicionohen në pozitën e dytë dhe të tretë tabelare, ndërsa lideri Ballkani është 12-të pikë para vendit të dytë, dhe i duhet vetëm një barazim për tu shpallur zyrtarisht kampion në Superligën e Kosovës.

Gjilani do të jetë për herën e dytë në garat ndërkombëtare, ndërsa Drita për të katërten herë dhe për vitin e tretë radhazi, sukses i cili është rekord për klubin bardhekaltër në krye me Ardian Nuhiun. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

Gjeraj: Ndeshja më e mirë që ka zhvilluar Kosova

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Muriqi vendos ndeshjen në fund, Kosova triumfon ndaj Irlandës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Starton Zhegrova, formacioni i Kosovës kundër Iralndës

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Zyrtarizohet meçi i shumëpritur, Fury bokson me Joshuan më 11 dhjetor

Forcohet bashkëpunimi juridik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Forcohet bashkëpunimi juridik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Bolton për Specialen: Mendoj se kjo gjykatë është e paligjshme, proceset kanë element të rëndë politik

Bolton për Specialen: Mendoj se kjo gjykatë është e paligjshme, proceset kanë element të rëndë politik

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, shembet një ndërtesë dykatëshe dhe plagoset një kalimtar

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

​Një shqiptar vdes pasi bie në gropën e ashensorit në Padova, policia e gjeti pas sinjalit të telefonit

Osmani në SHBA, takim me ish-komandantin e NATO-s Wesley Clark

Osmani në SHBA, takim me ish-komandantin e NATO-s Wesley Clark

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një gruaje në Istog, Policia heton rastin

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

​DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave të pronës publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën