TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti ukrainas: Kam simpati për Kosovën, në parlament kemi diskutuar për njohjen e saj

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Deputeti ukrainas: Kam simpati për Kosovën, në parlament kemi diskutuar për njohjen e saj

Nga Kievi ka sinjale pozitive se në një të ardhme të afërt Ukraina mund ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, i cili është edhe shef i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ukrainës, tregon se si kanë krijuar një simpati për Kosovën, prej kur shteti më i ri në Evropë, i doli në mbështetje Ukrainës duke i vënë sanksione Rusisë.

Merezhko, thotë se prej që ka filluar agresioni ushtarak i Rusisë, ata e kanë kuptuar se kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës.

“Kam fituar një simpati për Kosovën pas datës 24 shkurt kur filloi agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën. Ne e kemi parë shumë qartë se kush janë miqtë tanë të vërtetë edhe kush janë kundërshtarët tanë. Kosova i ka vënë sanksione Rusisë si dhe shumë deputetë të Kuvendit e kanë ngritur zërin në mbështetje të Ukrainës. Është për t’u vlerësuar kur dikush dëshiron të bëhet shoku yt kur t’i ke më së shumti nevojë, prandaj edhe ne duhet të bëjmë diçka. Unë e nënshkrova atë letër sepse jemi të shqetësuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne nuk duam në asnjë formë që Rusia ta destabilizojë vendin”, tha Merezhko për Tëvë1.

Ai tregon se ka diskutuar me disa deputetë të Parlamentit të Ukrainës, për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo lidhur më këtë çështje vendimi final i takon presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Unë me disa deputetë të tjerë të Parlamentit të Ukrainës kemi diskutuar për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por në dorë këtë vendim e ka Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky. Ne nuk mund ta injorojmë faktin se Kosova na ka mbështetur pa rezervë dhe se miqtë tanë ndërkombëtarë tashme e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  Arsyeja tjetër e fortë  është se edhe ne sikurse Kosova aspirojmë që një ditë të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Oleksandr Merezhko, ishte njëri nga nënshkruesit e letrës ku kërkohet një qasje më e balancuar nga Perëndimi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

ZKA-ja nis auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat publike në Kosovë

ZKA-ja nis auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat publike në Kosovë

​Rasti Banjska, avokati i të akuzuarve serbë kërkon ndryshim të aktakuzës

​Rasti Banjska, avokati i të akuzuarve serbë kërkon ndryshim të aktakuzës

Qorolli thotë se nuk po rrezikohet zgjedhja e presidentit

Qorolli thotë se nuk po rrezikohet zgjedhja e presidentit

Prokuroria Speciale: Së shpejti do të ngritet aktakuzë për vrasjet në Familjen Jashari

Prokuroria Speciale: Së shpejti do të ngritet aktakuzë për vrasjet në Familjen Jashari

Shoshi shpallet “MVP”

Lis Shoshi shpallet “MVP” i javës në Superligën e basketbollit

Shoshi shpallet “MVP”

Shoshi shpallet “MVP”

ZKA-ja nis auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat publike në Kosovë

ZKA-ja nis auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat publike në Kosovë

EKSKLUZIVE: Caktohet seanca e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për rastin FFK-ja kundër FC Prishtinës, mbahet më 20 janar

EKSKLUZIVE: Caktohet seanca e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për rastin FFK-ja kundër FC Prishtinës, mbahet më 20 janar

​Rasti Banjska, avokati i të akuzuarve serbë kërkon ndryshim të aktakuzës

​Rasti Banjska, avokati i të akuzuarve serbë kërkon ndryshim të aktakuzës

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Shqipëria është goditur nga një tërmet 3.9 ballësh

Qorolli thotë se nuk po rrezikohet zgjedhja e presidentit

Qorolli thotë se nuk po rrezikohet zgjedhja e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën