TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti nga Maqedonia e Veriut kërkon në Parlament votimin e Rezolutës për Gazën

by teve1
1 vit ago
3
A A
Deputeti nga Maqedonia e Veriut kërkon në  Parlament votimin e Rezolutës për Gazën

Deputeti nga koalicioni i Frontit Evropian, në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Skender Rexhepi, ka kërkuar votimin në Kuvend të Rezolutës për Krizën Humanitare në Rripin e Gazës.

Në fjalën e tij para deputetëve, Rexhepi u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit që të mbështesin rezolutën e propozuar më parë nga Fronti Evropian, duke theksuar se situata aktuale në Gaza është e krahasueshme me tragjeditë më të errëta të historisë.

“Sot në Gaza është kampi më i madh i përqëndrimit, duke ia kaluar edhe atij të Auschwitz-it” tha ai, duke iu referuar kampit famëkeq nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit të tij, Rexhepi shfaqi fotografi të fëmijëve palestinezë të vdekur nga uria në ditët e fundit, duke i bërë apel ndërgjegjes së deputetëve që të mos qëndrojnë indiferentë përballë vuajtjes së civilëve.

Ai kërkoi që rezoluta të miratohet si një akt i humanizmit dhe solidaritetit ndërkombëtar.

Deputeti gjithashtu u bëri thirrje për mobilizim edhe Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, duke i kërkuar që të organizojë protesta masive dhe të iniciojë fushata për mbledhjen e fondeve që do të shkonin në ndihmë të civilëve palestinezë.

Kjo nuk është hera e parë që Rexhepi ngre çështjen e Gazës në Kuvend. Ai ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Maqedonia e Veriut të miratojë një qëndrim të qartë përballë krizës humanitare në territorin palestinez./teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën