Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka thënë se mbështetë iniciativën e LDK-së e cila është përkrahur edhe nga PDK e AAK, për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore.
Ai ka përmendur dy arsye se pse e mbështetë themelimin e këtij komisioni.
“ Publiku ka të drejt ta dijë, në detaje se çfarë ka ndodhur, qoftë nga gjyqësori apo legjeslativi, e dyta besoj se është në kuadër të punës së deputetëve që t’i shërbej interesit publik, duke shfrytëzuar mekanizmat të cilat garantohen me Kushtetutë. Prandaj në dritën e kësaj që thash, për t’i shërbyer interesit publik, unë sot do ta përkrahë formimin e këtij komisioni hetimor.” – ka thënë ai.
Në anën tjetër nga LVV, po kundërshton themelimin e këtij komisioni.
Lidhur me çështjen e rezervave shtetërore, është kryer bastisje nga Policia e Krimeve Ekonomike në ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, ku disa zyrtarë ishin arrestuar, por të njëjtin janë liruar./teve1.info/