TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

by teve1
1 muaj ago
2
A A
Deputeti i PDK-së propozon “Koalicion për Normalitet” me VV-në dhe komunitetet joshumicë

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të vendit, duke bërë thirrje për marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë.

Mustafa ka shkruar në Facebook se, vendi nuk ka nevojë për kriza të reja politike, por për një marrëveshje që i kthen institucionet në funksion.

Ai ka propozuar atë që e quan “Koalicion për Normalitet”, si pjesë të një “Pakti për Shtetin”.

Sipas Mustafës, kjo marrëveshje duhet të ndërtohet mbi legjitimitetin e LVV-së si forca e parë parlamentare, balancën institucionale përmes rolit të PDK-së dhe përfaqësimin kushtetues të komuniteteve joshumicë.

Sipas tij, LVV-së duhet t’i njihet roli udhëheqës në institucione, ndërsa PDK-ja duhet të marrë përgjegjësi për kontroll demokratik, balancë institucionale dhe orientim euroatlantik. Në kuadër të këtij ekuilibri, Mustafa ka propozuar që PDK-ja të udhëheqë me Presidencën.

“Kosova nuk ka nevojë për trazira të reja politike, e as për kriza që nesër do të përdoren si justifikim për pranimin e një realiteti që mund ta ndryshojmë sot. Kuvendi mbetet i bllokuar dhe qytetarët nuk mund të presin më. Thirrja ime për kapërcimin e inateve politike mund të shndërrohet në zgjidhje konkrete shtetërore. Zgjidhja ekziston në vullnetin politik të shumicës parlamentare të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe komunitetet joshumicë. Kjo formon bazën e një Pakti për Shtetin, të ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: Shtylla e Legjitimitetit: Si forca e parë parlamentare, LVV-së i njihet roli udhëheqës në institucione dhe përgjegjësia kryesore në drejtimin e Qeverisë dhe Kuvendit, duke respektuar vullnetin e qytetarëve”, shkruan Mustafa.

Mustafa ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërtojnë bashkëpunim të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si garanci për sigurinë kombëtare.

Ai ka përmendur edhe nevojën për përafrim me Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon, si dhe për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputeti i është drejtuar edhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, duke thënë se çelësi për hapjen e kësaj tryeze është në duart e tij.

“Si udhëheqës i forcës më të madhe parlamentare, ke përgjegjësinë për ta hapur këtë tryezë. Ky propozim njeh legjitimitetin tuaj, por kërkon balancë dhe garanci për shtetin”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se beson që PDK-ja është e gatshme ta marrë pjesën e saj të përgjegjësisë.

Mustafa ka vlerësuar se Kosova ka nevojë për marrëveshje politike, përgjegjësi dhe vullnet për ndërtimin e një shteti normal.

Sipas tij, vendit i duhet mundësia për të ecur përpara dhe jo një krizë tjetër.

Sot, PDK ka dërguar në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën