Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nga shkeljet e kushtetutës, në të kaluarën janë dorëhequr dy presidentë.
Haliti ka thënë se nëse Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka pasur shkelje, duhet të ketë pasoja.
“Tani shkeljet Kushtetuese për të kaluarën po flasë, pas çdo shkelej Kushtetuese të konstatuar në Gjykata ka pasur pasoja, janë dorëhequr dy president për shkelje Kushtetuese. Kjo çështja e Këshillit Prokurorial, mendoj që ata duhet me pa edhe deputet duhet me pa se si mund të konstatohet ose si është konstatuar, unë se kam parë atë aktgjykimin, në përputhje më atë nuk mund të flasë, për aktgjykimin, por në qoftë se është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja”, tha ai.
Javën që shkoi Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me arsyetimin se përbën shkelje të Kushtetutës.
Vendimi i Kushtetueses u kundërshtua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./EO/