TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Deputeti i PDK-së kërkon të zhbëhet Gjykata Speciale

by Tëvë1
24 minuta ago
4
A A
​Deputeti i PDK-së kërkon të zhbëhet Gjykata Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, është shprehur i gatshëm të mbështesë çdo nismë institucionale dhe kushtetuese për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se padrejtësitë ndaj popullit shqiptar dëshmojnë nevojën për unitet, ndërsa ka kërkuar angazhim për lirimin e atyre që, sipas tij, i sollën lirinë Kosovës.

“Padrejtësitë e vazhdueshme ndaj popullit shqiptar tregojnë se, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Ndaj atyre që na sollën lirinë, kemi obligim të angazhohemi për lirinë e tyre”, ka deklaruar Rrahmani.

Deputeti i PDK-së e ka cilësuar Gjykatën Speciale si të padrejtë dhe të ndikuar nga Serbia, duke theksuar se është i gatshëm të përkrahë nisma për zhbërjen e saj, për aq sa ato ndërmerren brenda rendit kushtetues.

“Andaj, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, jam i gatshëm të mbështes çdo iniciativë institucionale dhe kushtetuese për zhbërjen e kësaj gjykate, të padrejtë dhe të ndikuar nga Serbia”, ka shkruar ai.

Rrahmani ka shtuar se ky mekanizëm është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, ndaj, sipas tij, përgjegjësia institucionale për zhbërjen e tij u takon deputetëve.

“Na takon të mobilizohemi dhe të angazhohemi, brenda rendit kushtetues, për zhbërjen e saj”, ka përfunduar Rrahmani.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: PDK-ja pranë “fitores së dyfishtë” dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së

Behrami pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Kuvendi të ndërmarrë hapa për përfundimin e mandatit të Speciales

Fetoshi bën thirrje për qetësi pas aktgjykimit në Hagë: Nuk duhet t’ia japim Serbisë atë që s’e fitoi gjatë luftës

Fetoshi bën thirrje për qetësi pas aktgjykimit në Hagë: Nuk duhet t’ia japim Serbisë atë që s’e fitoi gjatë luftës

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Takimi pas vendimit të Speciales, Altin Krasniqi përcjell mesazhin e Jakup Krasniqit: UÇK-ja do të mbetet krenaria jonë

Takimi pas vendimit të Speciales, Altin Krasniqi përcjell mesazhin e Jakup Krasniqit: UÇK-ja do të mbetet krenaria jonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën