TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti i PDK-së e quan të drejtë anulimin e mbledhjes: S’ka sens takimet me karakter popullist

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Berisha për Fondin e Sigurisë: Kurti nuk i njeh çështjet e sigurisë, është tendencë për t’i plaçkitur mërgimtarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha tha se anulimi i mbledhjes së dy qeverive ka qenë një vendim i duhur.

Sipas tij, kjo mbledhje ka qenë vetëm improvizimi dhe mbajtja në situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova nuk do të kishte sens.

Berisha shtoi se mbledhjet e dy qeverive kanë më shumë karakter popullist dhe propagandistik se sa kanë pasur efekt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Natyrisht që e imponon situatë që është brenda vendit tonë, qoftë në raport me gjendjen për shkak të eskalimitë të dhunës nga të infiltruarit e bandave të tjera në veri që po i dhunojnë qytetarët e komunitetit serb duke i keq përdorur për ta destabilizuar Kosovën”.

“E dyta mendoj se nuk ka kurrfarë sensi të mbahen të tilla mbledhje që janë thjeshtë improvizime, të cilat më shumë kanë karakter popullist dhe propagandistik se sa ka pasur ndonjë efekt nga këto takime, apo se ne praktik ka ndodhur një përmirësimi i jetës më të mirë për qytetarët”, tha ai për EO.

Ai theksoi se më shumë se kurrë në këtë kohë është i nevojshëm harmonizimi  i qëndrimeve dhe veprimi i përbashkët i Shqipërisë edhe i Kosovës, në zgjidhjen e problemeve.

“Edhe qëndrimi për të mos e mbajtur një të tillë ka qenë me vend sepse nuk do të kishte sens. A janë të aftë me pru një vendim që do të kishte sanuar situatën që e kemi në Kosovë, jo. Atëherë pse duhet që të mbahet. Erdhi në situatë që kryeministri i Shqipërisë të ndërhy me një propozim për një status për asociacionin dhe i patë reagimet nga Prishtina e Tirana”.

“Por janë njëkohësisht edhe qëndrime të partnereve mesë dyjave që do të thotë që nuk ka harmonizim. Të dyja palët kanë kontribuar përmes atyre politikave tyre populliste në shumicën e rasteve. I kanë kontribuar këtij kohezioni që po qëndron mesë qeverive dhe më theks jo stabiliteti politik në Kosovë”.

“Prandaj të dyja palët mbajnë përgjegjësi, më shumë së kurrë është i nevojshëm harmonizimi i qëndrimeve, bashkërendimi i qëndrimeve dhe veprimi i përbashkët edhe  i Shqipërisë edhe i Kosovës, në zgjidhjen e çështjes, jo vetëm tash me këtë problem, por edhe çështjet shqiptare në përgjithësi”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq

Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve

Prokuroria nis hetimet për foshnjen e gjetur në mbeturina në Prishtinë

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për masat ndaj produkteve bazë në treg të destabilizuar

Mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për masat ndaj produkteve bazë në treg të destabilizuar

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët gjatë ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën