TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deputeti austriak: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

nga Shpat Blakcori
30 Gusht, 2023
0
A A
Deputeti austriak: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Nuk po sheh mjaftueshëm gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për t’i normalizuar marrëdhëniet me njëra tjetrën.

Andaj deputeti austriak, Helmut Brandstatter, thotë se me këtë qasje asnjëri nga shtetet nuk mund bëhet pjesë e bllokut evropian.

Sipas tij, normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ndodh vetëm atëherë kur ato e pranojnë pavarësinë e njëra tjetrës.

“Të jem i sinqertë me ju, fillimisht isha shumë optimist se Kosova dhe Serbia po lëviznin në drejtimin e duhur përmes arritjes së marrëveshjes së Ohrit por tani po e shohim një situatë krejtësisht ndryshe, palët janë ende larg njëra tjetrës. Do të ishte mirë që Kosova dhe Serbia të nxjerrin disa mësime nga shtetet evropiane, të cilat ishin gatshme për pajtim pas Luftës së Dytë Botërore. Të dyja vendet duhet ta kuptojnë se e vetmja mundësi për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian një ditë është që ta njohin pavarësinë e njëra tjetrës, dhe këtë problem vazhdon ta këtë veçanërisht Serbia”, tha Brandstatter për Tëvë1.

Politikani austriak, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e fshehin zhgënjimin që kanë me qeverinë e Kosovës.

Ai shton se do të ishte në interesin e Kosovës që në këtë fazë të dëgjoheshin këshillat e amerikanëve.

“E shoh se në periudhën e fundit amerikanët janë shprehur kritik ndaj qeverisë së Kosovës për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Tani unë nuk jam në atë pozitë për t’i treguar kryeministrit Kurti se çfarë duhet të bëjë, por kur amerikanët e shprehin hapur zhgënjimin e tyre atëherë do të ishte në interesin tuaj që t’i dëgjosh. Nuk është për tu vlerësuar kur politikanët synojnë të marrin sa më shumë vota përmes konflikteve, edhe pse kjo mund të përkrahet nga shumica e qytetarëve. Ndonjëherë ju duhet të merrni vendime jopopullore për që shërbejnë në të mirë të bashkëpunimit mes shteteve”, shtoi Brandstatter.

Ndërmjetësuesi i procesit të dialogut, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. BE-ja, pret që palët të arrijnë progres në dialog gjatë muajve të ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person që kërcënoi se do të digjte një lokal

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

​26 vjet nga masakra serbe në Qyshk

​26 vjet nga masakra serbe në Qyshk

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Trepça apo Bashkimi? Vetëm njëra e fiton sonte Kupën

Basketboll, Trepça synon t’i afrohet titullit, Bashkimi për barazimin e serisë finale

Cristiano Ronaldo po mendon të largohet nga Al-Nassr, pas një sezoni pa trofe

Cristiano Ronaldo po mendon të largohet nga Al-Nassr, pas një sezoni pa trofe

Sampdoria bie në Serie C, për herë të parë në historinë e saj

Sampdoria bie në Serie C, për herë të parë në historinë e saj

Trump do të takohet me presidentin e Sirisë

Trump do të takohet me presidentin e Sirisë

Franca dënon “me termat me të ashpër” sulmin izraelit në një shkollë në Gaza

Vriten 51 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet në veri të Mitrovicës një person që kërcënoi se do të digjte një lokal

Pse ke frikë të rrish vetëm?! Çfarë e shkakton dhe si ta përballosh

Pse ke frikë të rrish vetëm?! Çfarë e shkakton dhe si ta përballosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X