TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputetët mbështesin propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Deputetët mbështesin propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë

Misioni i ushtrisë gjermane në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë duhet të vazhdojë. Me rëndësi gjendja në Kosovë dhe B-H.

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, janë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive (SPD, të Gjelbërit dhe Liberalëve), partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë të mërkurën (5 qershor) në leximin e parë.

“Na duhet KFOR-i i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha përfaqësuesi i demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian Hahn (CSU).

Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

Angazhimi më i gjatë i Bundeswehrit jashtë vendit

“Ballkani Perëndimor është fqinjësia jonë e afërt. Prandaj, ruajtja e paqes në këtë rajon është përgjegjësia jonë”, theksoi Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen Siemtje Möller (SPD).

Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25 vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundeswehr) jashtë vendit. Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400. Forcat ndërkombëtare të KFOR-it synojnë të sigurojnë vendosjen e paqes dhe rendit publik në Kosovë. Megjithatë, kohët e fundit tensionet me Serbinë fqinje janë rritur sërish.

Misioni Althea i Bashkimit Evropian, në të cilin Bundeswehr po merr pjesë me deri në 50 ushtarë, synon të sigurojë përputhjen me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë në 1995. Dhe ky vend, sipas Berlinit, konsiderohet ende një burim i mundshëm konflikti. /dw/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj

Një person raportohet i zhdukur në Fushë Kosovë – Policia në kërkim

Një vajzë e mitur raportohet e zhdukur në Prishtinë

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Një person gjendet pa shenja jete në fshatin Likoc të Skenderajt

Publikohen pamje nga momenti i zbulimit të 250 kg drogë në kamionin që po udhëtonte drejt Prishtinës

Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në muzeun e Louvre

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, dy pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, dy pika në rend të ditës

Moti sot

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën