TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deputetët maqedonas thërrasin kryeparlamentarin Gashi në interpelancë

nga TËVË 1
12 muaj më parë
0
A A
Deputetët maqedonas thërrasin kryeparlamentarin Gashi në interpelancë

Në agjendën e seancës parlamentare në Maqedoni të Veriut është interpelanca ndaj kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi. Kërkesa për interpelancë u bë nga grupi parlamentar E Majta, dhe sipas njoftimeve, partia opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM) e mbështet atë.

Në seancën e 3 shtatorit, interpelancën ndaj Gashit nuk do ta mbështesë VMRO-DPMNE-ja në pushtet dhe partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës.

Reklamë

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, tha gjatë një konference për media më 27 gusht se interpelanca ndaj tij nuk ka qëndrueshmëri politike. Ai tha se shpreson që të ketë paraqitje të argumenteve gjatë seancës dhe ai do të respektojë vendimin e deputetëve se si të veprohet për këtë çështje.

Në kërkesën për interpelancë thuhet se Gashi ka vepruar në mënyrë joprofesionale, jokushtetuese dhe ka dëmtuar sekularitetin e shtetit sepse ai ka lejuar që të kryhen rite fetare gjatë një mbledhjeje të një komisioni. Në kërkesë po ashtu përmendet edhe incidenti i 11 gushtit në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Gashi po ashtu akuzohet për shkeljen e ligjit për gjuhët, pasi betimin për kryeparlamentar e ka bërë fillimisht në gjuhën shqipe dhe jo maqedonase.

Sa i përket incidentit në Aeroportin e Shkupit, Gashi ka thënë se ai ka ndërhyrë vetëm për të shmangur ndonjë incident diplomatik.

Incidenti ndodhi pasi zyrtarët e Aeroportit të Shkupit, sipas Presidencës së Kosovës, tentuan t’i merrnin telefonin personal presidentes Osmani, gjatë kontrollit në aeroport. Ajo dhe pjesëtarët e sigurimit të saj më pas thirrën në telefon Gashin për ta informuar për incidentin, duke besuar se në këtë rast ishin shkelur praktikat ndërkombëtare. Gashi deklaroi më 27 gusht se ai reagoi pas kësaj telefonate, me qëllim që të shmangte një incident të madh.

Kryeparlamentari Gashi gjatë konferencës tha se pas telefonatës së Osmanit, ai dëshironte që së bashku me sigurimin e tij të shkonte në Aeroport, por nuk mundi për shkak të obligimeve të tjera. Sigurimi i tij shkoi në Aeroport dhe u informua më pas se incidenti ishte zgjidhur. Gashi shtoi se nuk i kishte kërkuar askujt të vepronte në mënyrë të paligjshme, shkruan REL.

Pas incidentit, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se kreu i sigurimit të Gashit dhe dy anëtarë të tjerë të ekipit të tij, nën urdhrat e kryeparlamentarit, shkuan në zonën VIP të Aeroportit dhe u konfrontuan me policët e Aeroportit, pasi kishin insistuar që presidentja Osmani të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit të sigurisë. Një departament brenda kësaj ministrie pezulloi nga puna shefin e sigurimit dhe hapi procedurë ndaj dy truprojave të tjerë.

Për shkak të incidentit në Aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e Kosovës i nisi një notë proteste Shkupit më 2 gusht, duke kërkuar sqarim të plotë të kësaj ngjarjeje.

Dy ditë më pas, më 5 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Maqeodninë e Veriut dhe diskutoi me Mickoskin për këtë incident.

Të dy thanë se incidenti nuk ka prekur raportet mes dy shteteve, teksa Kurti tha se po priste raportin e hetimit të kryer nga autoritetet maqedonase.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Një javë pas samitit në Alaskë: Gjërat që duhet t’i dini për përpjekjet për paqe në Ukrainë

Pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë

Pritje mbi 1 orë e kolona deri në 450 metra te Dheu i Bardhë

​18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

​18 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini birrë çdo ditë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini birrë çdo ditë?

E shtuna me diell dhe vranësira

E shtuna me diell dhe vranësira

Emisioni “Info Nata” 22.08.2025

Emisioni “Info Nata” 22.08.2025

Berisha: Osmani e Kurti në të njëjtën agjendë anti-shtet

Berisha: Osmani e Kurti në të njëjtën agjendë anti-shtet

Berisha: Donika Gërvalla ka përdhosur veprën e babait të saj

Berisha: Donika Gërvalla ka përdhosur veprën e babait të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X