Deputetë të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) nga Drenasi dhe anëtarë të Kryesisë janë takuar sot për t’i dhënë mbështetje kandidatit të kësaj partie për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarit.
Hajdari ka shkruar në Facebook, se i pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë veç shërbim ndaj tij.
“Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit”, ka shkruar Petrit Hajdari.
Sipas tij, energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t’i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton.
“Deputetë e kandidatë, kontribuues të PDK-së e mbi të gjitha, qytetarë të Drenasit, i bashkon projekti e programi ynë për ta zhvilluar Drenasin. Falemnderit shumë të gjithëve për përkrahjen! Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë”, ka shtuar ai.