TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deponia e mbeturinave në Ceravikë të Klinës po rikthehet në park

Në fshatin Caravikë të Klinës një deponi që ishte e mbeturinave ka filluar të rikthehet në park ku do të përdoret për rekreacion. Kryetari i Komunës i tha televizionit se pret që mos të ketë më hudhje të mbeturinave atje, derisa banorët po i gëzohen këtij projekti.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Deponia e mbeturinave në Ceravikë të Klinës po rikthehet në park

Për shumë vite një pjesë e fshatit Caravikë të Klinës ishte deponi mbeturinash.

Por shumë shpejt, ajo pjesë do shndërrohet në park për banorët e këtij fshati.

E për të parë nga afër punimet, aty të premten doli edhe i pari i Komunës, Zenun Elezaj.

Elezaj tha për televizionin se qëllimi i ndërtimit të një parku të tillë ka qenë që mos të dëmtohet më shumë ambienti.

“Do të shërbejë edhe për pastrimin e kësaj zone nga mbetjet e ngurta inerte të cilat janë grumbulluar me vite. Po besoj se është duke u bërë një punë e mirë edhe në kuptim të pastrimit të ambientit por do të jetë një pjesë e fshatit e rregulluar edhe për mundësi tjera si psh rekreacion, do të ketë kënd të lojërave, pastaj fshati planifikon me ndërtu një shtëpi të fshatit që do të jetë në funksion për nevojat e qytetarëve të fshatit Caravikë”, tha Elezaj.

Derisa shprehet optimist se nuk do të ketë më hudhje të mbeturinave, në të kundërtën do të shqiptojnë gjoba.

“Po unë kërkova edhe nga banorët që të informojnë institucionet kryesisht Inspektoriatin Komunal nëse do të ketë tentim hudhje të mbeturinave dhe ne do të veprojmë sipas rregullores komunale për gjoba dhe do të dënojmë çdo njërin që hedh mbeturina në këtë pjesë”, tha ai.

Këtij projekti po i gëzohen edhe banorët e këtij fshati të cilët thonë se do t’i jap edhe imazh më të mirë.

“Këtu bëhet këndi i lojrave, e ka një vlerë edukativo arsimore për fëmijët e këtij fshati. Përpara kanë lozur fëmijët këtu, tash po rregullohet se është mbushë me mbeturina”, tha Adem Dakaj – banor.

“E keni pa besoj se qysh u kon bërllog krejt, që nuk ia ka vlejtur as me kalu knej… Besoj që në qoftë se i shtrëngojnë pak dënimet e bëjnë kush nuk ka edhe mend nuk e qet bërllogin ma se kjo është pasqyrë edhe e jona”, tha Dakaj.

Ky park pritet të përfundohet brenda 30 ditësh e që i tëri është financim i Komunës së Klinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij

Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona

Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Albin Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën