Denver shkuan historinë, fiton titullin e parë kampion në NBA
Historia u shkrua, ëndrra më në fund u bë realitet. Ekipi i Denver Nuggets u shpall sot kampion i NBA-së për sezonin 2022-2023, duke mundur 4- 1 me ndeshje Miami Heat.
Kampionët e Perëndimit fituan 94-89 ndeshjen e pestë finale luajtur në fushën e tyre, duke korrur suksesin më të madh në historinë e tyre.
Për Denver ky është titulli i parë kampion në NBA, duke festuar si të çmendur këtë arritje të madhe. Basketbollisti Nikola Jokic, që në këtë ndeshje realizoi 28 pikë e 16 rebound, u shpall MVP i finaleve, njeriu që udhëhoqi skuadrën drejt një triumfi të madh.
Ndeshja e sotme nuk ishte spektakolare, por kjo kuptohej duke parë se luhej për titullin kampion në NBA. Dhe Denver nuk zhgënjeu edhe pse e nisin keq takimin. Përveç Jokic u dalluan edhe Otto Porter me 16 pikë e 13 kërcime si dhe Murray me 14 sosh.
Për Miami, Butler realizoi 21 pikë e Adebayo 20 pikë e 12 kërcime, por që nuk mundën ti bënin ball të vetëm stuhis së frikshme të vendasve.
Pas triumfit, në fushë nis festa, jo vetëm për lojtarët e Denver por edhe për tifozët, ndërkohë që mijëra njereëz mbushin rrugët e qytetit për të festuar këtë titull.
Një festë që e kishin ëndërruar për dekada me radhë dhe që më në fund bëhet realitet. Lot gëzimi dhe emocione, plotësisht të merituara për kampionët e rinj të NBA.