KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se Mati 1 dhe Taslixhja kanë mbetur pa ujë sot për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci.
Nga kjo kompani nuk kanë bërë të ditur se kur pritet të rikthehet uji në këto lagje.
“Për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, pa furnizim me ujë të pijshëm janë Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2. Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU” Prishtina” këto zona mbeten pa ujë”, thuhet në njoftim