TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëmtimi i varrit të Astrit Deharit, fatkeqësi natyrore apo dorë e njeriut?

Shtylla që mban flamurin kombëtar dhe një pjesë e pllakës së varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, janë dëmtuar gjatë së shtunës. Megjithatë, brenda një kohe të shkurtë të gjitha dëmtimet u riparuan.

by tëvë1
9 muaj ago
0 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është rikthyer në gjendjen e mëparshme.

Pas disa dëmtimeve që i pësoi shtylla ku është i ngritur flamuri kombëtar, dhe një pjesë e pllakës, gjithçka është riparuar.

Organet e rendit janë duke e hetuar këtë rast, për të mësuar nëse dëmtimet u shkaktuan nga dora e njeriut, ose mbase vetëm nga kushtet atmosferike.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore”, thuhet nga policia.

Familja Dehari, të përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, presin që rasti të ndriçohet në tërësi.

Për ngjarjen që dyshohet se ndodhi gjatë së shtunës, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kërkuan që rasti të trajtohet me prioritet.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falenderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje Vetëvendosje, jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, është thënë nga LVV.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren me 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana të dyshimta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Dy raste të vdekjes dhe 317 shërbime mjekësorë në 24 orët e fundit QKUK

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, i cili po mendon se është shefi

Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, i cili po mendon se është shefi

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

Ngritet aktakuzë kundër tre personave, dyshohen për kontrabandim me migrantë

100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

100 milionë euro për Lautaron, Barcelona synon kapitenin e Interit

Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve

Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve

Messi e shënon golin e parë dhe emocional pas vdekjes së babait

Messi e shënon golin e parë dhe emocional pas vdekjes së babait

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngriten 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike

Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike

Dinamo synon rezultat pozitiv përballë qipriotëve të Pafosit

Dinamo synon rezultat pozitiv përballë qipriotëve të Pafosit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën