Sipas tij, fajtor është rritja e çmimeve, por ai thotë se në këtë rast, fajin më të madh e ka Qeveria, përcjell teve1.info
“Realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të 2022 është në nivelin më të ulët të mundshëm, madje shkallë kaq e ulet e investimeve nuk është shënu as në vitin 2020 kur për shumë ditë kemi qenë të mbyllur. Fajtor kryesor për këtë është rritja e çmimeve në materialet ndërtimore, por për këtë faj të madh ka edhe qeveria, e cila nuk e ka trajtu këtë sfidë fare”, ka shkruar ai në Facebook.
Demi thotë se në vend se Qeveria të fokusohet vetëm në skema sociale, është mirë t’i kushtojë rëndësi edhe projekteve kapitale. /Teve1.info/