TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Demhasaj thotë se pushteti krijoi situatën në Kuvend për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Demhasaj thotë se pushteti krijoi situatën në Kuvend për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

Analisti, Arton Demhasaj, thotë se sot përleshja në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur për t’u tërhequr vëmendja nga Ligji për pagën minimale dhe nga publikimi i audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ku bisedon me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqin.

Ai tha se sot vëmendja e mediave, publikut, dhe opinionistëve është tërhequr në atë se çfarë po ndodh në kuvend.

“Dje e kemi parë pjesën e tretë të audio-incizimeve, e kemi parë se si LVV ka negociuar e diskutuar me pjesëtarë të Listës Serbe për veteranët e UÇK-së. Pra, veteranët e dimë që kanë luftuar kundër Serbisë dhe e shohim që deputetë shqiptarë të VV-së diskutojnë me deputetë serbë për veteranët. Sot është votuar Ligji për pagën minimale, ku veteranët janë përjashtuar nga e drejta për me pas pagën minimale aq sa është votuar sot në Kuvend. Në këto dy situata, dje ka ndodhur kjo, e sot kjo tjetra, pra krejt vëmendja është tërhequr edhe e publikut, e mediave, oponionistave e krejtve, tash vëmendja ka shkuar se çfarë ka ndodhur në Kuvend”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, është e gabueshme që partitë opozitare të bien në grackën e qeverisë, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga skandalet.

“Prandaj është e gabueshme me ra në gracka qoftë edhe të partisë që është në pushtet që me u tërheq vëmendja nga një skandal, mega skandal, skandali më i madh, sepse kur flitet për veteranët me serbët mendoj që është skandali më i madhi. Këtu ka edhe elemente të tradhtisë kombëtare, kur ti diskuton për veteranët me serbët. Megjithatë, kjo mbeti nën hije tashmë dhe kjo mund të jetë skenar i përgatitur nga ta, që me tërheq vëmendjen. Prandaj, deputetët duhet të jenë të matur në veprimet që i ndërmarrin që mos me ardh deri te kjo”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: Arton DemhasajKuvendi i KosovesLVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën