TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Demhasaj: Qeveria duhet t’i marrë me seriozitet mesazhet e Stoltenberg

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Demhasaj: Qeveria duhet t’i marrë me seriozitet mesazhet e Stoltenberg

Analisti, Arton Demhasaj, tha se Qeveria e Kosovës, duhet t’i marrë me seriozitet mesazhet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më 20 nëntor ka qëndruar në Kosovë.

Në kuadër të diskutimit për turin e Stoltenberg në disa shtete të rajonit, Demhasaj vlerësoi që tani e tutje Kosova duhet të ketë kujdes në çdo veprim që ndërmerr në veri.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë me seriozitet mesazhet e shefit të NATO-s dhe të kujdeset për çdo veprim që e merr në veri. Duhet të kenë veprime të koordinuara mirë, sidomos me KFOR-in, normalisht edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që pastaj çdo veprim i mundshëm që mund të ndodhë në veri, të mos i faturohet Kosovës. Serbia tani po e luan lojën e dyfishtë, në njërën anë me Rusinë dhe Kinën, në anën tjetër me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e për këtë lojë, besoj që do e tolerojnë gjatë për aq kohë sa nuk cenohen të drejtat e tyre”, deklaroi Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

Kujtojmë se gjatë vizitës në Prishtinë, e cila është në kuadër të një turi ballkanik, Stoltenberg tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa, që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës, tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën