TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Demhasaj për deklaratën e Hill: Sinjal shqetësues për politikanët e Kosovës

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Demhasaj për deklaratën e Hill: Sinjal shqetësues për politikanët e Kosovës

Analisti, Arton Demhasaj, duke komentuar deklaratën e Ambasadori amerikan, Christopher Hill, i cili ka thënë se aktualisht Serbia është më pranë aleancës ushtarake perëndimore sesa Kosova, tha se ky prononcim nga ambasadori, më shumë ka pasur tendencë t’i dërgojë mesazh Rusisë, për t’i treguar se janë duke ia “mbyllur” derën e shtetit serb.

Megjithatë, Demhasaj tha se kjo deklaratë duhet të jetë shqetësuese për politikanët e Kosovës, duke thënë që Serbia si një vend “antiamerikan”, po konsiderohet më afër NATO-s, marrë parasysh qëndrimin e Kosovës në këtë çështje.

“Deklarata e ambasadorit Hill s’ka qenë e kotë. Ai me atë deklaratë s’ka pasur tendenca ta tollovisë opinionin publik në Serbi, e as me shqetësu opinionin publik në Kosovë. Ajo deklaratë më shumë ka pasur të bëjë me Rusinë, për t’iu treguar se një vend që e kanë pasur satelit, e që e kanë pasur derën kryesore  në Evropë, pra Serbinë, gradualisht janë duke e tërhequr nga NATO-ja e perëndimi. Kjo është sinjal shqetësues për politikanët e Kosovës, sepse si një vend që është më antiamerikani momentalisht në Ballkan, e që është Serbia, po konsiderohet dhe po afrohet me NATO-n. Ndërsa, Kosova që është vendi më pro amerikan, po konsiderohet që është tepër larg NATO-s”, deklaroi Demhasaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

E reagim ndaj deklaratës së Hillit ka pasur edhe nga presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia nuk mund të ëndërrojë të jetë pjesë e NATO-s, derisa shkel vlerat kryesore që qëndron aleanca veri-atlantike.

Sipas saj, kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik, por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit./teve1.info/.

Hill: Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X