Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se protesta e sotme ishte përgjigje dinjitoze ndaj qeverisë.
Ajo më tej, ka shkruar shkurtë: Respekt. Dinjitet. UÇK!
“Përgjigje dinjitoze popullore ndaj një Qeverie që koordinohet me kriminelë në kurriz të heronjve të vendit! Respekt. Dinjitet. UÇK!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga Veteranët e UÇK-së pasi jaën lënë jashtë ligjit për pagën minimale.
Folësit në këtë protestë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kanë kërkuar nga presidentja Osmani që të mos e nënshkruaj ligjin për pagën minimale.