TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kjo parti do t’i vazhdojë përpjekjet për ta kthyer, sipas saj, rendin kushtetues në Kosovë.

Deliu-Kodra në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se nuk mund të ketë normalitet në shtetin e Kosovës nga ata të cilët, siç u shpreh ajo, ndonëse i obligon rregullorja, Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk e bëjnë atë që sot është domosdoshmëri, konstituimi i kuvendit.

“Po e them, PDK-ja do të jetë përditë në kuvend, do të jemi edhe sot brenda kuvendit për të bërë thirrje dhe po i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës plenare që ta thërras seancën plenare siç e obligon rregullorja e punës së kuvendit. Kushtetuta e Kosovës është bërë me mund, gjak e sakrificë. Është cenuar themeli i shtetit dhe PDK-ja përsërit thirrjen e kthimit të rendit kushtetues që sot është domosdoshmëria kryesore. Nuk do t’i ndalim veprimet demokratike, institucionale, ligjore që duhet t’i ketë një përfaqësues i zgjedhur i qytetarëve të Kosovës për ta kthyer këtë vend në normalitet. Thirrja jonë është që të kthehet rendi kushtetues dhe t’i kthehemi punimeve të kuvendit”, tha ajo.

Tutje, Deliu-Kodra paralajmëroi se Partia Demokratike e Kosovës do të ndërmarrë edhe veprime të tjera për ta ruajtur rendin kushtetues.

“Asgjë sot më të rëndësishëm nuk ka sesa kthimi i rendit kushtetues. Po e mbyllim këtu sot, por do të vazhdojmë të jemi në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do t’i ndalim veprimet tona politike, institucionale, demokratike por edhe veprime të tjera për ta ruajtur rendin kushtetues”, tha ajo, raporton KosovaPress.

Gjatë ditës, deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Gjatë kësaj kohe pati disa raste ku pati shtyrje fizike në mes deputetëve të partive ish-opozitare dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tags: blerta deliuKonstituimi i KuvenditpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën