TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i Qeverisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Deliu-Kodra: Kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, deklaroi se kontratat një-burimore janë bërë standard i përditshëm i Qeverisë Kurti.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për të shqyrtuar themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore, Deliu-Kodra tha se në hulumtimin e bërë nga PDK-ja në gjashtë ministri, thuhet se këto kontrata janë përdorur në kundërshtim me ligjin.

“Kontratat një-burimore janë bërë standard i rregullt, standard i përditshëm i kësaj qeverie dhe ministrave të saj. Është bërë rregull dhënia e kontratave dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh me miq e me dosta pa asnjë procedurë, pa konkurrencë, pa asnjë transparencë. Raporti për vendin e thotë se gjatë vitit 2022, 21.8 për qind e kontratave apo 78,5 milionë euro janë nënshkruar me negocim të drejtpërdrejt, pa publikim e pa njoftim e pa kontratë. Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar gjithsejtë mbi 1800 kontrata një-burimore, të cilat kapin vlerën mbi 240 milionë euro. Dhe për të saktësuar e konfirmuar këtë që po e them do ta ilustrojmë edhe me fakte”, deklaroi ajo para deputetëve.

Më tej, Deliu-Kodra, potencoi se qytetarët kanë të drejtë ta dinë se ku po shkon buxheti i vendit.

Teksa ka parashtruar disa pyetje në emër të PDK-së, Deliu-Kodra, tha se komisioni hetimor parlamentar duhet të ketë përgjigje për secilën nga to.

“Janë disa pyetje të cilat unë sot do i shtrojë në emër të PDK-së. Cilat ministri dhe ndërmarrje publike kanë aplikuar kontrata një-burimore? Cila është vlera e secilës kontratë dhe e gjitha së bashku? A janë zbatuar gjetjet, a janë zbatuar rekomandimet të Zyrës Kombëtare të Auditimit lidhur me këto kontrata një-burimore? A janë përmbushur kushtet dhe kriteret e përcaktuara me legjislacion në fuqi? Këto dhe shumë pyetje të tjera pa asnjë paragjykim, komisioni hetimor parlamentar do t’i shtrojë para vetës dhe natyrisht do të duhej që të ju jepet përgjigje shqetësimeve të cilat sapo i thash. Qytetarët kanë plotësisht të drejtë të dinë se ku shkojnë taksat e tyre, kanë plotësisht të drejtë që të informohen se ku shkojnë paratë e tyre.”, përfundoi ajo./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi: Të gatshëm për evakuim të qytetarëve në rast të bllokadës ajrore

Izraeli njofton ndërhyrje tokësore në Libanin jugor

Izraeli njofton ndërhyrje tokësore në Libanin jugor

​Dardanet përballë Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”për kualifikimet në Evropian

​Dardanet përballë Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”për kualifikimet në Evropian

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

​Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi 2”, sot do të dëgjohet dëshmitari i dytë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje dhe dhunë në familje

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Dy raste të vdekjeve të dyshimta po hetohen nga Policia

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

​Qeveria në kërkim të një partneriteti publiko privat për modernizmin e Trepçës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën