TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

by teve1
1 vit ago
2
A A
Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Delegacioni rus ka mbërritur në Stamboll për bisedime paqeje me Ukrainën, konfirmoi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Nga ana tjetër, një delegacion ukrainas që përfshin edhe Presidentin Volodymyr Zelensky është nisur drejt Ankarasë, ku pritet të takohet me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është pjesë e delegacionit rus, duke ngjallur kritika nga Perëndimi për mungesë serioziteti në përpjekjet për paqe. Delegacioni rus drejtohet nga ndihmësi i Putinit, Vladimir Medinsky, dhe përfshin edhe tre zyrtarë të tjerë të lartë, ka raportuar AP.

Zelensky, i cili ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me Putinin, nuk pranon të ulet në bisedime përveçse me vetë presidentin rus, sipas këshilltarit të tij Mykhailo Podolyak.

Delegacioni ukrainas përfshin gjithashtu Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov, Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha dhe shefin e zyrës presidenciale Andriy Yermak.

Ende nuk është sqaruar vendi dhe ora e saktë e takimit, por pritet që të bëhen të ditura pas takimit Zelenskyy-Erdogan në Ankara. Agjencia ruse Tass raportoi se bisedimet do të zhvillohen në një zyrë presidenciale në Bosfor.

Ndërkohë, Rusia ka refuzuar propozimin perëndimor për një armëpushim të plotë 30-ditor, duke ofruar në vend të kësaj rifillimin e bisedimeve direkte. Kremlini e quajti këtë një “rinisje” të negociatave të dështuara të vitit 2022.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Auto Draft

Tregu i ri i veturave në Bërnicë-qytetaret ankohen për shkak të hapësirës së vogël

Auto Draft

Mirjeta e mposhti kancerin e gjirit, rrëfen betejën e vështirë

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën