Në këtë formë, Kajtaz Tafilaj nga fshati Shtaricë e Klinës detyrohet t’i kryejë punët në oborrin e tij.
Por kjo nuk është hera e parë që përballen me këtë problem.
E përveç vërshimeve, këtu problem është edhe lumi që del nga shtrati dhe përzihet me kanalizimin e shtatë fshatrave për rreth.
Madje si pasojë e reshjeve, kanë shpërthyer edhe gypat në arat përreth.
Sipas kryefamiljarit, dëmet janë të mëdha.
Mirëpo për këtë problem, me kohë është lajmëruar Komuna e Klinës nga kryetari i këtij fshati.
Avni Tafilaj tregon se si është vendosur betoni në mes të lumit pa koordinim të mëhershëm.
Sipas tij, qe tri vjet janë munduar të parandalojnë vendosjen e tij mirëpo nuk ia kanë dalë.
Banorët e këtij fshati thonë se dëmet materiale për familjet përreth kësaj ure janë të mëdha.
Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.