tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Del në konsultim publik Draft Strategja për Drejtësi Tranzicionale

tëvë1 nga tëvë1
15/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nga sot është proceduar në konsultim publik Draft Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

Haxhiu në Facebook tha se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale dhe themelimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, janë objektivat kryesore që si Ministri e Drejtësisë po i realizojnë gjatë këtij mandati qeverisës.

“Strategjia për Drejtësi Tranzicionale dhe themelimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë janë objektivat kryesore në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën tonë të cilat si Ministri e Drejtësisë po i realizojmë gjatë këtij mandati qeverisës. Marrë parasysh rëndësinë e këtij dokumenti strategjik, ju bëj thirrje të gjithëve që deri me datë 2 qershor 2023 të dërgoni në emailin zyrtar komentet, sugjerimet apo rekomandimet e juaja, të cilat do të adresohen nga Grupi Punues i ngarkuar me hartimin e kësaj Strategjie. Qëllimi i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale është krijimi i një platforme strategjike nëpërmjet së cilës Kosova synon realizimin e të drejtave të viktimave për gjetjen e së vërtetës për të kaluarën, drejtësinë, reparacionet, dhe garantimin e mos-përsëritjes të krimeve nga e kaluara”, tha ajo.

Tutje Haxhiu tha se Draft Strategjia është hartuar nëpërmjet konsultimeve publike me grupet e viktimave të luftës, institucionet relevante dhe grupet e tjera të interesit.

“Në bashkëpunim me Integra dhe NSI, janë organizuar 30 fokus grupe me viktimat dhe përfaqësuesit  e tyre nga të gjitha komunitetet, gratë, të rinjtë dhe studentët, punonjësit e sektorit privat, aktivistët e të drejtave të njeriut, punonjësit e arsimit, intelektualët, gazetarët, komunitetet fetare në Kosovë, profesionistët ligjor, sektori i sigurisë, dhe punëtorët social.Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në fokus grupe është 465, me pjesëmarrje të barabartë mes grave dhe burrave. Ky proces është mbështetur nga Ambasada Holandeze dhe përveç kontributit të Grupit Punues, drafti është konsultuar edhe me ekspertë ndërkombëtar të drejtësisë tranzicionale, mbështetur nga Ambasada Zvicerane”, tha tutje ajo.

Kurse Draft Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale mund ta gjeni në këtë link./teve1.info./

Të ngjashëm

LAJMET

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
RAJONI/BOTA

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
RAJONI/BOTA

24-vjeçari mbyt nënën e tij në Përmet

03/06/2023
LAJMET

Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para

03/06/2023
LAJMET

Vera “hallakatë” zyrën e Kurtit

03/06/2023

Pushimi i natës ju ndihmon të fokusoheni dhe mbani mend

03/06/2023
0

Ne të gjithë e dimë se gjumi ju ndihmon në fokusin dhe shëndetin tuaj. Por a e keni ditur arsyen?...

Chollet: Inkurajova Vuçiqin të marrë hapa për zbutjen e krizës në veri të Kosovës

03/06/2023
0

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,...

Humb jetën turistja polake, u rrëzua aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit

03/06/2023
0

Një turiste polake ka vdekur pasi është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të një hoteli në Malin e Robit. Siç njofton...

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen disa persona

03/06/2023
0

Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku dy mjete janë përplasur me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.