TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dekretimi i kryeprokurorit, Presidenca do të presë epilogun e gjykatave për ankesat e kandidatëve

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Zyra e Presidentes fajëson Serbinë për sulmet në veri

Procesi i përzgjedhjes së tij u kontestua nga vendorë e ndërkombëtarë, madje dy nga kandidatët ushtruan edhe ankesë në Gjykatë Kushtetuese.

Ndonëse Kushtetuesja i ktheu përgjigjje negative Shqipdon Fazliut e Armend Hamitit, nga Presidenca kanë bërë të ditur për Tëvë 1 se nuk do të ketë dekretim pa përfunduar trajtimi i çështjes nëpër gjykata.

“Presidentja është njoftuar zyrtarisht se çështja është duke u trajtuar në gjykata të rregullta. Për t’i respektuar instancat gjyqësore, derisa të përfundojnë këto procedura, presidentja nuk do të veprojë. Pas përfundimit të procedurave gjyqësore, presidentja në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese do t’i ndërmarrë veprimet e duhura”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

E prokurori Shqipdon Fazliu po e vazhdon betejën nëpër gjykata për anulimin e vendimit të Këshillit Prokurorial, për propozimin e Isufajt.

Fillimisht Fazliu përmes avokatit të tij iu drejtua Gjykatës Themelore në Prishtinë, por ajo e hodhi poshtë kërkesën, duke e cilësuar të pasafatshme.

Tani ai po kërkon nga Apeli që lëndën ta vendos në rigjykim.

“Ankesa është bërë për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës administrative, për shkak të konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike dhe për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale. Përmes ankesës kemi kërkuar që ankesa të APROVOHET në tërësi si e bazuar, të ANULOHET Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, i datës 02.08.2022 dhe t’i kthehet Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit për Çështje Administrative në rigjykim dhe rivendosje kjo çështje juridike”, tha avokati i Fazliut, Flakron Sylejmani.

Kurse, prokurori Armend Hamiti i ka thënë shkurt mediumit se ende nuk e ka pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi ta pranojë do të vendosë për hapat e mëtejmë.

Gëzim Shala, hulumtues në Insitutin e Kosovës për Drejtësi vlerëson se vendimi i presidentes për dekretim nuk duhet të varet nga vendimet gjyqësore.

“Presidentja nuk është e lidhur apo e varur me asnjë vendim gjyqësor, qoftë edhe nga Gjykata Kushtetuese e aq më pak nga gjykatat e rregullta. Sikur gjykatat të vlerësonin se ky proces nuk duhet të vazhdojë më tutje kanë mundur të vendosin masë të përkohshme dhe procesi të mos vazhdojë më tutje”, tha ai.

Shala vlerëson se presidentja do të duhej të vendoste brenda një afati të arsyeshëm kohor e jo ta zgjasë kaq shumë dekretimin e kryeprokurorit.

Detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit që nga 21 prilli e ushtron prokurori Besim Kelmendi.

Kronika e realizuar nga Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe i dënuar me burgim

Mustafa thotë se Kosova A është tërësisht jashtë funksionit

Lushaku i reagon Nagavcit për emrin e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Nuk kemi pranuar propozime zyrtare nga PDK e LDK për presidentin, mbesim në pritje

Bahtiri: Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë qytetarët, qëndrimi i BE-së i padrejtë

Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekje maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe i dënuar me burgim

Mustafa thotë se Kosova A është tërësisht jashtë funksionit

Lushaku i reagon Nagavcit për emrin e presidentit

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Nuk kemi pranuar propozime zyrtare nga PDK e LDK për presidentin, mbesim në pritje

Bahtiri: Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë qytetarët, qëndrimi i BE-së i padrejtë

Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekje maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur

Auto Draft

Protestojnë banorët e Besisë, kërkojnë rrethrrotullim në qendër të fshatit

Auto Draft

Disa komuna pa investime kapitale, përmbaruesi i lë pa para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën