TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendet e QUINT-it të zhgënjyer me refuzimin e Qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Vendet e QUINT-it të zhgënjyer me refuzimin e Qeverisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Në reagimin e tyre, këto vende kanë thënë se e pranojnë që është e drejtë e Qeverisë që të vendos nesh do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër.

Mirëpo, shtetet e QUINT-it kanë deklaruar se janë shprehur të zhgënjyer për këtë vendim të Qeverisë dhe të njëjtit thonë se me këtë vendim Kosova dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të qytetarëve të saj.

“Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare”, thuhet në reagim.

Sipas vendeve të QUINT-it, një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe do të cenojë aspiratat evropiane. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Votimi i serbëve të Kosovës brenda Kosovës në zgjedhjet e Serbisë: Deklaratë e përbashkët

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së shprehin keqardhje për mungesën e marrëveshjes për të mundësuar votimin e serbëve të Kosovës brenda Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë.

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë angazhuar intensivisht me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill 2022.

Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare.

Një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe do të cenojë aspiratat evropiane.

Pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ne mirëpritëm përafrimin e Kosovës me deklaratat e miratuara nga BE-ja. Megjithatë, presim që Kosova gjithashtu të mbajë përgjegjësinë e saj ndaj stabilitetit rajonal dhe të respektojë proceset demokratike, si dhe të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të grupeve minoritare.

Presim që Qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është thelbësore për të arritur progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit që përfundimisht do të zhbllokojë perspektivën e Kosovës në BE.

Ne përsërisim thirrjen tonë të fortë ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Hoti: Minimumi që kërkojmë nga opozita është të qëndrojë në sallë nëse nuk jep emër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën