TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Deklarimet e ministres Haxhiu po konsiderohen ndërhyrje në sistem të drejtësisë

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
​Deklarimet e ministres Haxhiu po konsiderohen ndërhyrje në sistem të drejtësisë

E deklarimet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ,e shkarkime të tjera që u kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas raportimeve për rastin e dhunimit që vajzës së miturës nga njohësit e ligjit po shihen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Kosovës.

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj shprehet se përkundër që sistemin gjyqësor dhe ai prokurorial po ballafaqohen me mungesë të llogaridhënies dhe integritetit, krerët politikë duhet të jenë të kujdesshëm në raporti me deklarimet e tyre për këto dy sisteme.

Miftaraj thotë se reagimet e krerëve politik karshi punës së dy këshillave do të evidentohen edhe në raportin e progresit për këtë vit të cilat do i konsiderojnë si ndërhyrje në punën e sistemit prokurorial dhe gjyqësor.

“Është fakt se sistemi gjyqësore dhe ai prokurorial janë duke u ballafaquar me vite të tëra me mungesë të llogaridhënies, profesionalizmit, mungesë të integritetit dhe çka është më e rëndësishmja këto dy sisteme kanë ndërtuar kulturën e pandëshkueshmërisë për prokurorët dhe gjyqtarët të cilët edhe në rastet kur bien në kundërshtim me ligj dhe bëjnë neglizhencë në punën e tyre, dhe në rastet kur kufizojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës nuk marrin një përgjigje meritore. …Ndarja e pushteteve është e rregulluar me Kushtetutë andaj nuk lejohet as ministrit, as kryeministrit, e as deputetëve e asnjë politikani që në distancë të gjykoj, poshtëroj sistemin gjyqësor dhe sistemin prokurorial. Thjesht kjo Kushtetutë e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë, andaj politika do të duhej të ishte e kujdesshme që në fjalorin e saj të mos dëmtoj edhe më tej sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Jam i bindur që qoftë raporti i Progresit për këtë vit, qoftë raportet e tjera ndërkombëtare kredibile do t’i evidentojnë këto si ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokrurial dhe do të jetë edhe një sulm tjetër i cili është duke ulur dhe po e ulë edhe më tutje besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, deklaroi Miftaraj.

E kërkesa e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shkarkim të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sipas Miftaraj, do të ishte e mirëseardhur nga shoqëria civile e nga publiku, por jo edhe nga ministrja e Drejtësisë.

“Absolutisht është shumë kërkesë legjitime nëse kjo kërkesë vije nga publiku, shoqëria civile, nga ana e vetë prokurorëve dhe gjyqtar]ve brenda sistemit prokurorial, por të njëjtat nuk mund dhe nuk duhet të vijnë nga ana e politikës sepse sikurse gjyqtarët dhe prokurorët e kanë të ndaluar të komentojnë për procese politike që kalon Republika e Kosovës, njëjtë politika e ka të ndaluar të komentoj procedurat gjyqësore që janë duke u zhvilluar”, theksoi Miftaraj.

Edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli deklarimet e fundit karshi KPK dhe KGJK-së, i konsideron si ndërhyrje në sistem të drejtësisë.

Sipas Demollit, këto përplasje nuk i shërbejnë asnjërës palë.

“Definitivisht nuk janë të mira nuk i shërbejnë asnjërës palë. Pavarësinë e gjyqësorit e kemi të garantuar edhe me Kushtetutë dhe si e tillë politika duhet t’i qëndroj larg sistemit gjyqësor. E kuptojmë shumë mirë që ka nevojë për ndryshime në sistemin e drejtësisë, por këto gjëra duhet të bëhen përmes hartimit të politikave dhe ligjeve e jo sulmeve direkte çfare jemi duke i parë kohëve të fundit…Janë ndërhyrje direkt në sistemin e gjyqësorit, dorëheqjet apo shkarkimet i kanë organet kompetente qoftë KGJK apo KPK në mënyrën se si emërohen prokurorët dhe gjyqtarët e caktuar dhe nuk emërohet apo shkarkohet dikush me kërkesa të politikanëve qoftë nga ministria e Drejtësisë apo kryeministri”, theksoi Demolli.

Ajo kërkoi që politika të qëndrojë larg me këto atakime që krerët politikë i kanë adresuar kah KPK dhe KGJK, por ta bëjnë reformën përmes hartimit të ligjeve.

“Ne e kuptojmë që kemi gjyqtarë që nuk janë duke e kryer punën si duhet siç e dimë që ka edhe gjyqtarë që e kryejnë punën si është më së miri prandaj edhe kërkesat e shoqërisë civile kanë qenë të ketë një vetting pa marr parasysh mënyra se si do të shkoj ky proces….Politika njëherë e mirë duhet të rri jashtë sistemit gjyqësor që ata ta përfundojnë punën e tyre, ndërsa ministria e Drejtësisë dhe zyra e Kryeministrit përmes hartimit të ligjit të synojnë të bëjnë reformën e kërkuar e jo përmes atakimeve publike si jemi duke i parë ditët e fundit”, theksoi ajo.

Kujtojmë që mospajtime në mes të ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës janë shfaqur edhe sa i përket procesit të vettingut. Këshillat e kanë kundërshtuar këtë proces, dokumentet e të cilit tashmë janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

E karshi deklarimet të ministrisë së Drejtësisë për sistemin e drejtësisë pas rastit të dhunimit seksual të 11 vjeçares, kishte reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ai Gjyqësor./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë –Fushë-Kosovë

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes 64-vjeçari nga plaga me armë zjarri, rasti po hetohet si vetëvrasje

Hasani: Kryetarët e partive po kalkulojnë në interesa të ngushta, jo në interes të shtetit

Hasani: Kryetarët e partive po kalkulojnë në interesa të ngushta, jo në interes të shtetit

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Arrestohet një zyrtare policore

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Vdes një person në KIinë, u lëndua gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Muri që po prishte e zë poshtë, vdes 51-vjeçari

Muri që po prishte e zë poshtë, vdes 51-vjeçari

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Mustafa: Qeveria në detyrë nuk mund të qëndrojë në pushtet duke shkelur ligjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X