TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deklaratat e Dodik vlerësohen kërcënim për paqen në rajon

Profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer dhe deputetja ne parlamentin evropian, Viola Von Cramon, vlerësojnë se deklaratat nacionaliste të kreut të Republikës Serbe, Milorad Dodik, përbëjnë rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
ShBA sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

Kreu i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili njihet për retorikë nacionaliste ka vazhduar te provokoj me deklarata kontraverse.

Dodik, deklaroi se në këtë shekull duhet të jetë një shtet i madh serb, që përfshinë Kosovën dhe Malin e Zi në të.

Në përpjekje që të zbusë gjuhën kërcënuese, ai tha tutje se kjo ide duhet të formësohet me mjete paqësore dhe jo me luftë.

Eurodeputetja Viola Von Cramon, vlerëson se këto deklarata te Dodikut janë rrezik për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj dhe ka kërkuar një reagim të fuqishëm nga blloku evropian.

“Integriteti territorial dhe paprekshmëria e kufijve janë parimet kryesore për paqen e qëndrueshme edhe në Ballkanin Perëndimor. Tani, pothuajse nuk ka asnjë ditë të vetme kur Milorad Dodik të mos ketë sulmuar dhe provokuar integritetin territorial të shteteve fqinje të Bosnje dhe Herzegovinës. Të gjitha deklaratat dhe kërcënimet e tij të neveritshme nuk janë trajtuar siç duhet ndërsa ai testonte kufijtë. Në një moment, do t’i duhet një reagim i qartë nga pala udhëheqëse e BE-së ndaj kësaj shkeljeje të përhershme të parimeve themelore. Tani është koha për një mesazh të vendosur”, ka thënë ajo për Tëvë 1

Kurse, profesori nga John Hopkins Univeristy, Daniel Serwer, thotë se Beogradi akoma dëshiron të ketë hegjemoni politike mbi shtetet fqinje.

Sipas tij idetë për një Serbi të madhe akoma nuk kanë vdekur.

“Ai po shtyn për Serbinë e Madhe, e cila natyrisht do të shkaktonte destabilitet dhe ndoshta luftë me fqinjët. Serbia dëshiron të paktën të gjithë territorin në të cilin jetojnë serbët në shtetet fqinje. Në rast të dështimit të kësaj, Beogradi dëshiron hegjemoninë politike mbi ta. Kjo është e papranueshme për fqinjët, për BE dhe për SHBA”, ka thënë Serwer për Tëvë 1

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka vënë sanksione Mirolad Dodikut, si përgjegjës apo bashkëpunëtor, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën