TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Deklarata nga samiti në Bruksel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

nga tëvë1
18 Dhjetor, 2024
0
A A
Deklarata nga samiti në Bruksel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor u takuan më 18 dhjetor në Bruksel në një samit ku, përmes një deklarate përfundimtare, u pajtuan për përshpejtimin e procesit të zgjerimit dhe ku vendeve të rajonit iu kërkua t’i zgjidhin mospajtimet.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. Ne rikonfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në deklaratë.

BE-ja mirëpret vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar dhe për t’u përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve thelbësore evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe angazhimin e ritheksuar ndaj përparësisë së demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit, thuhet tutje në deklaratë.

Duke folur pas samitit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se komisioni do të vazhdojë me integrimin gradual të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët të BE-së.

Çfarë u tha para samitit?

Duke folur pas mbërritjes të mërkurën në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kritikoi Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj, duke mos i hequr masat ndëshkuese ndaj saj dhe duke mos treguar gatishmëri për ta shqyrtuar kërkesën e saj për anëtarësim në bllok.

Osmani tha se “duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”.

Por, Ursula von der Leyen tha se BE-ja e mbështet edhe Kosovën, përfshirë edhe heqjen e masave dhe nisjen e procedurave për dhënien e statusit të kandidatit, por për këtë duhet tejkaluar problemet që ekzistojnë “për shkak se vendimet në BE merren me konsensus”.

“Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me një qëndrim. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati. E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t’i heqim masat, por edhe këtu na duhet pajtueshmëri nga vendet anëtare, të cilën tash nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim sepse, gjithsesi, është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë“, tha von der Leyen.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqytuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Duke folur për çështjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Osmani tha para takimit se ato, pos që janë të “padrejta”, janë edhe “joevropiane” sepse, siç u shpreh, “po e dënojnë një popull me 1.7 milionë banorë, i cili është populli më proevropian në rruzullin tokësorë, me mbi 97 për qind të qytetarëve të saj që mbështesin procesin e integrimit në BE”.

Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha para fillimit të samitit se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe se gjeografikisht i përket Evropës.

“Është e qartë se Komisioni Evropian, së bashku me mua, dëshiron me të vërtetë të shohë përparim në procesin e zgjerimit gjatë pesë vjetëve të ardhshme të mandatit tim. Jemi të gatshëm të punojmë për këtë”, tha Kalas.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se vendi i tij është “lider” në negociatat e anëtarësimit dhe se ambicia e tij është të bëhet anëtari më i ri i BE-së.

“Kemi vendosur një objektiv shumë ambicioz për t’u bërë shteti i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Ky është një qëllim ambicioz, por sipas mendimit tonë, ende i arritshëm. Dhe, besojmë se duke u bërë Mali i Zi pjesë e BE-së, mund të dërgojmë së bashku një mesazh shumë të fuqishëm, të qartë dhe pozitiv për të gjithë të tjerët, për të gjitha vendet kandidate të tjera, se zgjerimi është ende i gjallë”, tha Millatoviq.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht gjashtw, pasi i nisi negociatat për anëtarësim më 2012.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret bisedime të mira gjatë samitit, por shtoi se nuk ka pritshmëri të mëdha nga ky takim.

“Është mirë që mund të përgjigjemi ndaj të pavërtetave që disa do të thonë patjetër për Serbinë, dhe kaq”, tha Vuçiq para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2. Por, negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e tri vjet, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit.

Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor iu kërkua që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në këtë dokument.

Në veçanti, Kosovës dhe Serbisë i është kërkuar që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson BE-ja.

“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, theksohet në tekstin e deklaratës.

Të pranishëm në samit nga Ballkani ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq.

Pos shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në takim morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, si organizator i takimit, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore

Rruga që bashkon Prizrenin e Tetovën drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Rruga që bashkon Prizrenin e Tetovën drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtares komunale, i cakton arrest shtëpiak

Gjykata e Prizrenit refuzon kërkesën për paraburgim ndaj zyrtares komunale, i cakton arrest shtëpiak

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Sulm izraelit ndaj centralit bërthamor iranian në Isfahan – mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së

Sulm izraelit ndaj centralit bërthamor iranian në Isfahan – mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së

Bayern Munich po përgatitet të nënshkruajë një mesfushor për 50 milionë euro

Bayern Munich po përgatitet të nënshkruajë një mesfushor për 50 milionë euro

Foresti vazhdon me trajnerin që i kualifikoi në Evropë

Foresti vazhdon me trajnerin që i kualifikoi në Evropë

Emi Martinez i etur për t’u bashkuar me gjigantin e Ligës Premier

Emi Martinez i etur për t’u bashkuar me gjigantin e Ligës Premier

Milani arrin marrëveshje me Granit Xhakën

Milani arrin marrëveshje me Granit Xhakën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X