TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik ndaj shqiptarëve, “paraqet qëndrimin e Serbisë ndaj shqiptarëve”

Ministrja e Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq deklaroi se po të kishte lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviq do të kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitet 98-99. Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta edhe nga BE që thanë se nuk ka vend për shtete që kanë këso qëndrimesh.

by Lindrit Zejnullahu
1 muaj ago
0 0
A A

Të dielën ishte e ftuar në një emision televiziv serb.

E ajo që e deklaroi këtu Ministrja e Administratës Publike në Serbi, Snezhana Paunoviq, e tronditi opinionin.

Kjo e fundit tha po të kishte lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviq, do t’a kishte spastruar etnikisht Kosovën gjatë vitit 1998-99.

Ky deklarim i ministres së lindur në Pejë, nxiti reagime të shumta.

Të martën zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anittta Hipper, tha se në Evropë, nuk ka vend në për retorikë që e promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe fqinjësisë së mirë, mbi të cilat është themeluar BE-ja. Prandaj, ne presim nga të gjithë liderët që të veprojnë me përgjegjshmëri, të përmbahen nga çdo retorikë nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi besimi dhe stabiliteti rajonal. Gjatë gjithë këtij viti, në vazhdimësi kemi theksuar rëndësinë e pranimit të fakteve, nderimit të viktimave, mbështetjes për identifikimin e personave të pagjetur, si dhe promovimit të bashkëjetesës paqësore mes njerëzve. Kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë, si përmes dialogut të lehtësuar, ashtu edhe në kuadër të procesit të zgjerimit”, ka thënë Hipper.

E shkarkimin e ministres së Aleksandër Vuqiq, po e kërkon deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres. Në të kundërtën, heshtja dhe mungesa e veprimit do të kuptohen si miratim i deklaratës së saj dhe si qëndrim zyrtar i të gjithë Qeverisë”, u shpreh Kamberi.

Por, deklaratat e tilla nga qeveritarët serb, nuk  sollën befasi në Kosovë.

Kjo meqë ky shtet, ende refuzon të kërkoj falje për viktimat e luftës.

“Nuk më ka habitë deklarata, por është një dëshmi se çfarë bindje kanë për shqiptarët dmth Serbia, secili serb në këtë rast sepse në vend që të kërkojë falje për gjithë ato krime masakra që i ka kryer në Kosovë Serbia, kjo del edhe me një deklaratë edhe më të rëndë për një spastrim etnik gjë që e dëshmon se gjithë atë krim që e kanë bërë në Kosovë, kjo dëshmon se nuk iu ka mjaftuar dhe kanë dashur të bëjnë edhe më shumë”, theksoj Qeriqi.

E ish-ushtarakët thonë se deklaratat e tilla tregojnë se mendësia fashiste në qeverinë serbe nuk ka ndryshuar.

“Te një pjesë e opinionit serb dhe shqiptar kjo ndikon sepse në vend të një fjalori përafrues në mes dy kombeve, këtu kemi një fjalor të urrejtjes, të përçarjes, armiqësisë, gjë që edhe serbët të cilët jetojnë në Kosovë nuk e kanë të lehtë të fokusohen në atë se çka është e drejtë dhe çka s’është e drejtë, a duhet të dëgjohet ministrja e Serbisë apo institucionet e Kosovës”, u shpreh Gecaj.

Të martën, shkarkimin e ministres Paunoviq, e ka kërkuar edhe partia opozitare në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ndërsa reagime të ashpra ndaj kësaj deklarate, pati edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën