TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik”, Kryeziu: Le ta dijë Evropa se me kë kemi të bëjmë

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezana Paunović, e cila deklaroi se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Kryeziu tha se deklarata është veçanërisht shqetësuese pasi vjen nga një përfaqësuese e qeverisë serbe dhe jo nga një individ.

“Kur flet një individ në Serbi, është diçka tjetër. Por kur flet një përfaqësuese e një qeverie aktive në këtë shekull, në kohën kur Serbia pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe të paraqitet si shtet evropian, atëherë Franca, Gjermania dhe e gjithë Evropa duhet ta dinë shumë mirë se me çfarë qeverie kanë të bëjnë. Sipas meje, është një qeveri fashiste”, deklaroi Kryeziu.

Ai kujtoi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të habiten nga deklarata të tilla, por të punojnë për forcimin e shtetit dhe institucioneve.

“Kjo është një qeveri që para 26 vjetësh vrau 1.430 fëmijë. Prandaj nuk duhet të habitemi. Duhet të forcojmë Policinë, Ushtrinë, inteligjencën dhe institucionet e Kosovës. Nuk kemi rrugë tjetër për të garantuar sigurinë dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh ai.

Kryeziu tha gjithashtu se lufta e viteve 1998–1999 ishte e pashmangshme, duke shtuar se shqiptarët nuk e zgjodhën luftën, por u detyruan ta përballonin atë.

“Lufta e viteve 1998–1999 ishte e imponuar. Ne nuk e dëshiruam luftën dhe nuk kishim kapacitete të mëdha ushtarake, por kishim vullnetin për të mbrojtur vendin tonë”, tha ai.

Në fund, Kryeziu u shpreh se Serbia duhet ta kuptojë se shqiptarët nuk mund të dëbohen më nga trojet e tyre.

“Serbia duhet ta harrojë idenë se mund ta zhdukë apo ta dëbojë popullin shqiptar. Ne jemi një komb me Shqipërinë dhe duhet të forcojmë edhe më shumë institucionet tona. Jemi rreth shtatë milionë shqiptarë dhe këtë duhet ta kenë parasysh. Le të thonë çfarë të duan, por realiteti është ndryshe”, përfundoi Kryeziu./teve1.info/

Tags: Kadri Kryeziuministria serbeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava nesër mban konferencë për media

Tërnava pas aktgjykimit në Hagë: Asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike

Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit: Jemi shumë të zhgënjyer, por kjo është shkalla e parë

Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit: Jemi shumë të zhgënjyer, por kjo është shkalla e parë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbahen më 11 maj 2025

Begaj pas vendimit të Speciales: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonë

Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dronin afër Mekës, Huthitë mohojnë sulmin

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne

Pas vendimit të Speciales, Njësia Speciale pranë zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë

Pas vendimit të Speciales, Njësia Speciale pranë zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën