TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarata e Konjufcës për Asociacionin, Tahiri: Do të kishte vlerë para një viti

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Deklarata e Konjufcës për Asociacionin, Tahiri: Do të kishte vlerë para një viti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, e ka quajtur qëndrim jo serioz të një burrështetasi shtetëror deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për draftstatutin e Asociacionit.

Sipas Tahirit, kjo deklaratë e Konjufcës do të kishte vlerë po ta kishte thënë një vit më parë kur e kanë marrë draftstatutin.

“Ju e dëgjuat Konjufcën që tha Kosovës nuk mund ti imponohet një draft statut i tillë nga BE sepse është e padrejtë dhe po i merr kompetenca Kosovës e kështu me rradhë. Ajo që do të duhej të ndodhte është që, këtë gjë Konjufca do të duhej ta thoshte fiks para një viti, se para një viti qëndrimi i tij do të kishte vlerë, nëse kur është publikuar kur e kanë marrë draft statutin, Konjufca do të thoshte kjo është e papranueshme dhe nuk pranoj ta komentoj fare draftin a është në përputhje ose jo me kushtetutën, sepse nuk mund t’i imponohet një dokument i tillë Kosovës. Por në atë kohë e ka quajtur si dokument të rëndësishëm dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Pra, këta janë joserioz, këto nuk janë qëndrime të një burrështetasi shtetëror, kjo është situatë e mjerueshme”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka shtuar se qëndrime të tilla edhe pse elektorale nuk i sjellin përfitim as VV-së dhe as Qeverisë së Kosovës, si dhe ka shprehur bindjen që Kosova pas 9 shkurtit do të ketë një qeveri të re e cila siç ka thënë ‘do ta nxjerrë vendin nga sanksionet’.

“Jemi të bindur se vendi do të ketë qeveri të re që do ta nxjerrë vendin nga sanksionet, do t’i kthejë fondet e anëtarësimit dhe do t’i hapë vendit perspektivë. Këto janë qëndrime nuk duhet ti marrim seriozisht, në prag të zgjedhjeve, që edhe pse janë elektorale, nuk i sjellin benefite VV-së dhe Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar Tahiri.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, sa i përket draftit për Asociacionin, ka thënë se Bashkimi Evropian po e trajton Kosovën si jo shtet dhe se qasja e BE-së është diskriminuese./teve1.info/

Konjufca për Asociacionin: Qasja e BE-së ndaj Kosovës diskriminuese, po na trajton si jo shtet

 

Tags: abelard tahiriAsociacioniGlauk Konjufca
ShareTweet

Postime të ngjashme

Formacionet Spanjë – Argjentinë

Formacionet Spanjë – Argjentinë

LIVE/ Sonte Finalja e Madhe, Spanja – Argjentina

LIVE/ Sonte Finalja e Madhe, Spanja – Argjentina

​Vdiq gazetari Behlul Jashari

​Vdiq gazetari Behlul Jashari

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës, e mërkura me shi

Formacionet Spanjë – Argjentinë

Formacionet Spanjë – Argjentinë

LIVE/ Sonte Finalja e Madhe, Spanja – Argjentina

LIVE/ Sonte Finalja e Madhe, Spanja – Argjentina

Messi apo Mbappe, cili e fiton “Këpucën e Artë” në rast barazimi golash?

Messi apo Mbappe, cili e fiton “Këpucën e Artë” në rast barazimi golash?

Aksident në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, lëndohen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Aksident në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, lëndohen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Transformimi vizual i ushtrisë, Qeveria miraton një sërë ndryshimesh

Gruaja palestineze ndërron jetë pasi ushtria izraelite vonoi ambulancën për më shumë se 30 minuta

Gruaja palestineze ndërron jetë pasi ushtria izraelite vonoi ambulancën për më shumë se 30 minuta

Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore

Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën