TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Defender Europe ’25”, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

nga teve1
1 Qershor, 2025
1
A A
“Defender Europe ’25”, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Angazhimi i Kosovës si nikoqire dhe pjesëmarrëse në ushtrim më të madh ushtarak amerikan “Defender Europe 2025” do të përshpejtojë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, duke forcuar pozitën e saj ndërkombëtare dhe rritur besueshmërinë si partner i besueshëm në sigurinë euroatlantike, vlerësojnë ish-ushtarakë të FSK-së.

Nga e hëna, edhe në vendin tonë ka filluar ushtrimi ushtarak “Defender Europe 2025”, ku Kosova përveç si mikpritëse, do të marrë pjesë edhe me afërsisht 1 mijë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ish-atasheu ushtarak në Shtetet e Bashkuara, Xhavit Gashi thotë se përfshirja e Kosovës në këtë ushtrim të madh ushtarak shumëkombësh e përshpejton rrugëtimin e shtetit në aleancën veri-atlantike.

Gashi thekson se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-ve, dhe pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Defender Europe 2025” e përforcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Me këtë ushtrim dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë NATO-s, e përforcojnë shumë pozitën ndërkombëtare të Kosovës, që tregon seriozitetin që trajtohet integriteti territorial i Kosovës. Por, edhe gaditshmëria e Kosovës me forca ushtarake, se me përfundim të këtij ushtrimi, me validimin e regjimentit të tretë, ne kalojmë në fazën e fundit pra të procesit 10 vjeçar të ushtrisë së Kosovës, pra të tranzicionit të ushtrisë së Kosovës. Pjesa tjetër më shumë është diplomatike që nuk varet nga Ministria e Mbrojtjes apo ushtria, ato çka varen nga aspekti ushtarak, si në aspektin operacional apo të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo tregon se ne jemi të gatshëm. Kjo përshpejton atë rrugëtim të integrimit tonë në NATO”, thekson Gashi për KosovaPress.

Ish-atasheu ushtarak i Kosovë në SHBA beson se “Defender Europe 2025” krahas rritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, jep mesazh të qartë për partneritet të ngushtë në mes të vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ky ushtrim përfaqëson jo vetëm një mundësi për rritje profesionale për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu është një mesazh i qartë i partneritet tonë më të ngushtë me aleatët, NATO-n dhe partnerët tjerë dhe demonstron përkushtimin e Kosovës ndaj paqes në rajon. Me këtë ushtrim bëhet validimi i regjimentit të tretë që është një arritje madhore që na ofron edhe më shumë drejtë integrimit të plotë në struktura atlantike. Ana tjetër për sigurinë kombëtare, edhe mesazhi për rajonin është që pjesëmarrja e Kosovës në këtë ushtrim aq të madh dhe me rolin aq të rëndësishëm që iu ka dhënë Kosovës në këtë ushtrim ka rëndësi të madhe edhe për sigurinë kombëtare. Angazhimi aktiv i FSK-së përkrah trupave të NATO-së, të aleatëve dhe gjithë partnerëve… nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së, por gjithashtu dërgon mesazh të qartë për stabilitetin dhe gatishmërinë tonë pra në rajon”, thotë Gashi.

Se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Defender Europe 2025” e shkurton rrugëtimin e Kosovë drejtë NATO-së e thotë edhe koloneli në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli.

“Ka rëndësi shumë të madhe se në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh kapacitet e Forcës që janë duke u zhvilluar me një ritëm jashtëzakonisht të mirë, me një politikë të mençur, do ta shkurtonte rrugën për anëtarësim në NATO. Thjesht, Amerika dhe ushtria amerikane na i ka hapur dyert edhe me këtë rast me pranimin e FSK-së në këtë ushtrim dhe përzgjedhjen e territorit të Kosovës për mbajtje të ushtrimit në Gjakovë është dislokuar komanda e divizionit 28 amerikan dhe kjo do të na ndihmonte shumë që rruga për anëtarësim në NATO të jetë edhe më e shkurt, ashtu siç ne dëshirojmë“, thotë ai.

Ai shton se me përfshirjen në këtë ushtrim të madh ushtarak amerikan ushtarët kosovarë do të fuqizohen edhe në aspektin profesional.

“Është e rëndësisë së veçantë përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e madh ‘Defender 2025’ edhe më shumë se kjo është përzgjedhja dhe vendosja që ky ushtrim të mbahet edhe në Kosovë. Pra, është një nder dhe privilegj që i është dhënë republikës dhe ushtrisë sonë… Padyshim që edhe në aspektin profesional të zhvillimit të Forcës ky ushtrim do të ndikojë shumë sepse gjatë këtij ushtrimi do të shohin përvoja dhe do të marrin përvoja nga ushtria amerikane dhe ushtritë e tjera të NATO-s që janë pjesëmarrëse. Po ashtu, sistemet e armëve të reja me të cilat është furnizuar Kosova së fundmi ndër vite, do të kenë mundësi t’i aplikojnë dhe t’i përdorin”, thekson kolonel Veseli.

“Defender Europe 2025” do të jetë në Kosovë deri më 9 qershor.

Kjo është hera e tretë që Kosova është nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.

Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-së.

Në Aeroportin e Gjakovës është vendosur komanda taktike e divizionit të tetë të këmbësorisë, nga e cila komandë do të drejtohen të gjitha brigadat që do të zhvillojnë ushtrime në regjionin e Ballkanit.

Të enjten në një reagim nga Ambasada Amerikan në Kosovë thanë se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Defender Europe 2025” mbështet planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, duke çuar përpara evolucionin e saj në një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n./Kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

32 dështime në konstituimin e Kuvendit

Auto Draft

Akuza e kundër akuza ndërmjet deputetëve edhe pas 32 tentimesh për konstituim

Rreth 1300 biznese “bllokuan” sheshet kundër vendimit të ZRrE-së

Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

Auto Draft

Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

Irani thotë se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet e Izraelit

Irani thotë se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet e Izraelit

Raportohet se Irani ka arrestuar 2 agjentë të dyshuar të Mossad-it me 200 kg eksploziv

Raportohet se Irani ka arrestuar 2 agjentë të dyshuar të Mossad-it me 200 kg eksploziv

Auto Draft

32 dështime në konstituimin e Kuvendit

Auto Draft

Akuza e kundër akuza ndërmjet deputetëve edhe pas 32 tentimesh për konstituim

Shefi i inteligjencës së IRGC-së dhe dy gjeneralë iranianë vriten në sulmet izraelite

Shefi i inteligjencës së IRGC-së dhe dy gjeneralë iranianë vriten në sulmet izraelite

Ministri iranian akuzon Izraelin për sulm të qëllimshëm ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme

Ministri iranian akuzon Izraelin për sulm të qëllimshëm ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme

Von der Leyen: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Von der Leyen: Situata humanitare në Gaza është e papranueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X