TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dedaj thotë se pozita e ambasadorit i erdhi në saje të një marrëveshjeje parazgjedhore me PDK-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dedaj thotë se pozita e ambasadorit i erdhi në saje të një marrëveshjeje parazgjedhore me PDK-në

Dëshmitari Gjergj Dedaj, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) të mërkurën, tha se pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, i erdhi në saje të një marrëveshjeje parazgjedhore që kishte pasur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në fund të vitit 2018.

“Në fund të vitit 2018, në saje të një marrëveshjeje parazgjedhore, të nënshkrume me Partinë Demokratike të Kosovës jam emëru ambasador i jashtëzakonshëm, fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, në Shkup”, tha Dedaj.

Dedaj tha se këtë marrëveshje e ka nënshkruar me Kadri Veselin dhe se me PDK-në janë në koalicion që nga viti 2007.

“Të qenurit liberal në Kosovë, miqtë e mi amerikan ma kanë thanë se është sakrificë, mirëpo unë e kam bërë për qëllime të caktume të cilat i kam thënë disa herë, nuk po du me folë tash për parti politike. Në pamundësi për me fitu ulëse në Kuvendin e Kosovës se në krejt Ballkanin, partitë liberale kanë probleme, atëherë kam bërë koalicion. Që nga vitit 2007 jam në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës edhe deri sa të jem gjallë do të jem votues i saj”, tha Dedaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, në atë marrëveshje është specifikuar postet që do mund t’i ketë.

“Në këtë marrëveshje e kemi specifiku, do të kemi naj zëvendësministër, naj këshilltar ose mbase një ambasador. E kam nënshkru me të nderumin kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha Dedaj.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq e pyeti nëse marrëveshja përfshinte ndryshimin e dëshmisë së tij të dhënë për EULEX-in, kurse Dedaj tha se nuk lidhet me pjesën për të cilën po flasin.

“Kryeministër me m’pas ba, President me m’pas ba edhe President të Evropës me m’pas ba, kjo nuk lidhet me këtë pjesën për të cilën jemi këtu”, tha Dedaj.

Tutje, Dedaj u pyet për një person me emrin Zymber Zymberi, për të cilin tha se e njeh.

“Ka punu në sigurimin e përparshëm serb të policisë përpara, domethënë para luftës në vitet e ‘80-‘90-ta. Thuajse e njohin të gjithë në Kosovë. Është njeri i gjatë, nuk ka njeri ma të gjatë gati në Kosovë”, tha Dedaj.

Kurse, për personin me emrin Zoran Stioviq, tha se e ai e kishte arrestuar.

“Më ka arrestu. Nashta kur jam kthy prej një demonstrate në Bon të Gjermanisë, kam folë në demonstratë në Bon, para lufte dhe posa jam kthy në Prishtinë më ka arrestu dhe më ka marrë në pyetje me armë në tavolinë, ka nxjerrë revolen në tavolinë. Aty kam bërë kërkesë, mos me prek me dorë, vrajëm me dorë mos gabo me m’prek”, tha Dedaj.

Me këtë, avokati Luka Misetiq mbaroi pyetjet për Gjergj Dedajn, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit nuk kishte pyetje.

Ndërsa, pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtrojë mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully.

Avokati Tully tha se pyetjet për dëshmitarin Dedaj do të mbarojnë brenda një seance për një periudhë kohore prej 1 orë e gjysmë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Në mbledhjen e KQZ-së pritet të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime

Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të PDK-së në listën zgjedhore

Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të PDK-së në listën zgjedhore

​Cilat pritet të jenë listat zgjedhore të partive politike?

Arrestohet 76-vjeçari në Durrës, goditi bashkëshorten me shkop druri në kokë

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës  L

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës L

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën