TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dedaj: Fushata e kryeqytetit po zhvillohet me rrena të mëdha

Për kryeqytetin po premtohen projekte të mëdha sa i përket transportit dhe komunikacionit. Po premtohen tramë e pika turistike në lagjet e Prishtinës. Derisa kandidatët po propozojnë projektet, njohësit e kësaj fushe thonë se ata nuk kanë as program për këto fusha. Për profesorin Nol Dedaj, kjo fushatë ka filluar me gënjeshtra të mëdha.

by Fetije Kamberi
6 muaj ago
1 0
A A

Synim kryeqytetin e kanë të gjithë partitë politike.

Ata po bëjnë fushatë për Prishtinën me premtimet nga më të ndryshmet.

Kryetari aktual i Prishtinës që po synon edhe një mandat, Përparim Rama banorëve iu premtoi tram elektrik.

“TRAM-i i parë elektrik në Prishtinë, me kapacitet për 300 persona. Nga Fusha Kosova deri në lagjet e kryeqytetit, Linja e re që fillon nga viti 2026-të”, deklaroi Rama.

Premtim ndryshe prej Ramës bëri kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Ai e pati një premtim për banorët e Arbërisë.

“Lidhja e shkallëve emblematike të Arbërisë deri tek parku, dhe kthimi i tyre në pikë turistik dhe integrimi i stacionit të trenit dhe vijes hekurudhore me korridore të sigurta për këmbësorët, linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen”, deklaroi Ismaili.

Zgjidhje për Prishtinën patën edhe kandidatët e tjerë.

Profesori universitar Nol Dedaj thotë se fushata ka filluar me gënjeshtra të mëdha.

Sipas tij, asnjëri nga kandidatët nuk kanë program të komunikacionit dhe të transportit.

“Na e kemi Prishtinën në orë kulmore tërë ditën, ne së pari duhet të ndërtojmë infrastrukturën rrugore që brenda shiritit të qarkullimit të automjetit munden me lëvizë vetëm mjetet e transportit publik, pastaj automjetet me përparësi kalimi, nën përcjellje dhe taksi dhe shërbimet e tjera transportuese”, deklaroi Dedaj.

Dedaj thotë se disa nga premtimet e lartë përmendura janë jashtë çdo parashikimi për qytetarët.

“Fushata sa i përket transportit dhe komunikacionit ka filluar me rrena të mëdhaja. Në qoftë se na flasim për transportin publik në aspektin e zhvillimit sa i përket mjeteve transportuese me energji elektrike sikurse janë tramvajat ajo është dicka që është utopike sa i përket Kosovës, dmth as në horizont nuk shihet se leje më në realitet që mundet me ndodhë brenda 18 muajve e të tjerë”.

Deri më 12 tetor kanë mbetur edhe tetë ditë për fushatë zgjedhore në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën