TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dëbohen edhe gjashtë diplomatë rusë nga Maqedonia e Veriut

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dëbohen edhe gjashtë diplomatë rusë nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka dëbuar sot edhe gjashtë diplomatë nga Ambasada ruse në Shkup, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar.

“Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut (MPJ).

Ambasadorit rus, Sergei Baznikin, i është komunikuar vendimi po ashtu, raporton REL.

Ky është dëbimi i dytë i diplomatëve rusë në më pak se një muaj.

Pesë diplomatë rusë u dëbuan më 28 mars, pasi edhe ata kishin vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Edhe vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli si të padëshiruar dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht.

Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.

Përpara dy dëbimeve të fundit – ku janë përfshirë 11 diplomatë – sipas një liste të disponueshme në faqen e internetit të Ambasadës ruse, gjithsej 19 diplomatë rusë ishin regjistruar në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergei Baznikin dhe dy zyrtarë ushtarakë.

Ambasada e Rusisë tani ka mbetur me tetë diplomatë, përfshirë ambasadorin.

Maqedonia e Veriut ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa u është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas./KP

Tags: diplomate rusMaqedonia e Veriut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

Trump i drejtohet kombit: Irani “nuk është më kërcënim”, por sulmet do të vazhdojnë

Trump i drejtohet kombit: Irani “nuk është më kërcënim”, por sulmet do të vazhdojnë

Shtetet me shumicë myslimane dënojnë ligjin izraelit për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezëve

Shtetet me shumicë myslimane dënojnë ligjin izraelit për dënimin me vdekje të të burgosurve palestinezëve

NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

NASA nis katër astronautë në misionin e parë hënor pas gjysmë shekulli

Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

Irani i përgjigjet Trumpit: Nuk do të tolerojmë ciklin vizioz luftë-negociata

​Haradinaj-Kurtit: Po ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

​Haradinaj-Kurtit: Po ushqen zagarë për t’i fyer shqiptarët

Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete, rruga para nesh nuk duhet të jenë inatet

Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete, rruga para nesh nuk duhet të jenë inatet

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Dyshime për dyshen kosovare të Hoffenheimit para përballjes me Mainzin

Dyshime për dyshen kosovare të Hoffenheimit para përballjes me Mainzin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën