Goli i Charles De Ketelaere për Atalantan ndaj ish-skuadrës së tij, Milanit, të premten mbrëma, e ka konfirmuar formën e shkëlqyer në të cilën po kalon mesfushori 23-vjeçar.
Futbollisti belg është në mesin e futbollistëve më të suksesshëm me gola e asistime në vitin kalendarik 2024.
Ai është i përfshirë në 31 gola të shënuar nga Atalanta përgjatë këtij viti.
Ka shënuar 15 herë, ndërsa ka dhuruar 16 asistime.
Vetëm Mohamed Salah me 24 gola e 18 asistime dhe Cole Palmer me 26 gola e 15 asistime, janë më të suksesshëm se belgu në këtë statistikë.
Atalanta të premten mbrëma fitoi ndaj Milanit 2:1, dhe ka 34 pikë në 15 ndeshje.