TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete

Qysh me formimin e qeverisë së re, Departamenti i Shtetit ka thënë për Tëvë1 se shpresojnë të forcojnë partneritetin e tyre me qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë rifillimin e dialogut strategjik, megjithatë, kanë kërkuar veprime që çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë në fushën ekonomike. Nga Qeveria në detyrë gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

by Venhar Isufi
2 muaj ago
7 0
A A

Pas certifikimit të rezultateve të  zgjedhjeve të 28-dhjetorit, pritet të formohet edhe qeveria e re.

E menjëherë pas kësaj, SHBA-të presin hapa konkret për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një përgjigje ekskluzive për Tëvë1, Departamenti i Shtetit ka thënë se shpresojnë në avancimin e partneritetit me qeverinë e ardhshme përfshirë edhe dialogun strategjik i cili u pezullua në vitin 2025.

 “Shpresojmë të forcojmë partneritetin tonë me qeverinë e ardhshme të Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Megjithatë, arritja e kësaj do të kërkojë veprime që çojnë përpara agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, thuhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka thënë për Tëvë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët, sidomos me ShBA-në edhe në mandatit e ardhshëm.

“Ne kemi komunikim të rregullt me Departamentin e Shtetit dhe me ambasadën amerikane në Kosovë në mënyrë që çdo çështje të adresohet dhe të punojmë bashkë për tema dhe çështje me interes të përbashkët. Në mandatit tonë të parë kemi bashkëpunuar ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit. Aleanca, partneriteti, dhe miqësia jonë kanë bazën e fortë te qëllimet, vlerat dhe orientimin që ndajmë. Si qeveri e rizgjedhur dhe rilegjitimuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, do të vazhdojmë të punojmë bashkë me miqtë dhe aleatët tanë, sidomos me ShBA-të, që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet dhe partneritetin mes shteteve tona”, ka thënë Kryeziu.

 Politologu, Dorajet Imeri e sheh të domosdoshme intensifikimin e partneritetit me SHBA-të.

Sipas tij, janë tri fusha kryesore që qeveria e ardhshme duhet të fokusohet.

“Unë konsideroj se qeveria e Republikës së Kosovës duhet të intensifikoi partneritetin ushtarak dhe të Mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të kaloi në një nivel tjetër….. 01:02- Unë besoj që qeveria e re në detyrën parësore të saj duhet të ketë intensifikimin e lobimit, aplikimin e diplomacisë ekonomike në veçanti por edhe formave të tjera ekonomike ose të bashkëpunimit të nivele të tjera të diplomacive”, thotë Imeri.

Në anën tjetër, Imeri theksoi se Serbia ishte vazhdimisht ajo që tentoi ngritjen e tensioneve në katër komunat veriore.

Në këtë drejtim, ai deklaron se Kosova duhet të bëhet më e zëshme tek SHBA-të që kryerësit e sulmit në Banjskë të Zveçanit, të sillen para drejtësisë.

“Veriu i Mitrovicës është tensionuar, ju e dini fare mirë edhe SHBA-të e dijnë se kush ka qenë iniciatori, shkaktari, edhe përgjegjësi për tensionin e veriut të Kosovës. SHBA-të mirë kanë bërë që i kanë kërkuar Serbisë në mënyrë të vazhdueshme që të bëjnë ekstradimin e krerëve të grupit ekstremist të cilët e kanë pasur synim aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova në këtë aspekt duhet të dëgjohet më shumë” , shprehet Imeri.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën