TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

DASH: SHBA shpenzon 70 miliardë dollarë jashtë vendi çdo vit, duhet transparencë

by tëvë1
1 vit ago
10
A A
DASH bën thirrje për proces të drejtë ligjor ndaj Tefik Mustafës në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar urdhrin e Presidentit Donald Trump për ngrirjen e fondeve për vendet e huaja, përfshi dhe Shqipërinë.

DASH thekson se janë ndaluar 1 miliard dollarë shpenzime që nuk përputhen me agjendën e Presidentit Trump “America First”.

Zyra e Shtypit e DASH sqaron janë hequr fondet për programet që nuk e bëjnë Amerikën më të fortë, më të sigurt apo më të pasur, duke shtuar se klasifikimi është bërë në bazë të disa kritereve, si: Emri i Zyrës/Departamentit/Misionit; Emri i Programit; Përshkrimi i Programit; Vendndodhja e Programit; Rezultati i Parashikuar i Programit; Justifikimi për Përjashtimin; Informacioni financiar dhe i alokimeve.

“Pauza dhe rishikimi 90-ditor i shpallur më parë për ndihmën e huaj të SHBA-së tashmë po jep rezultate për vendin dhe popullin tonë. Po eliminojmë shpenzimet e panevojshme. Po bllokojmë programet “woke”. Dhe po zbulojmë aktivitete që janë kundër interesave tona kombëtare”, sqaron Departamenti i Shtetit.

DASH thekson se SHBA po shpenzon rreth 70 miliardë dollarë në ndihmë të huaj çdo vit, ndaj dhe meriton transparencë e llogaridhënie për çdo dollar, veçanërisht kur ai shpenzohet jashtë vendit dhe jo brenda.

“Një pauzë e përkohshme, me përjashtime të arsyeshme për situata që rrezikojnë jetën, është mënyra e vetme për të shqyrtuar dhe parandaluar shpenzimet e panevojshme”, thuhet në njoftim.

Më tej, DASH shton se financimet që lejohen të vazhdojnë janë ndihmat emergjente për ushqim, medikamente shëndetësore, shërbime mjekësore, ushtrim, strehim dhe ndihmë për mbijetesë, si dhe furnizime dhe shpenzime administrative të arsyeshme për të ofruar këtë ndihmë. Gjithashtu, sipas DASH, janë bërë përjashtime për sigurinë kombëtare, përfshirë sigurinë për mbrojtjen e personelit amerikan në terren apo për të lehtësuar lëvizjen e emigrantëve ilegalë./TCH

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

Kallas: Është në interesin e të gjithëve që të ndalet lufta në Iran

Kallas: Është në interesin e të gjithëve që të ndalet lufta në Iran

Meta dhe YouTube krijuan produkte që shkaktojnë varësi dhe që dëmtojnë të rinjtë, zbulon juria

Meta dhe YouTube krijuan produkte që shkaktojnë varësi dhe që dëmtojnë të rinjtë, zbulon juria

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani për 27-vjetorin e masakrës së Padalishtës: Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi

Nën kërcënimin e sëpatës një personi në Gjilan i grabiten zinxhiri dhe ora e dorës

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikim

Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë

Prattipati takon Rashiqin, thekson qeverisjen gjithëpërfshirëse në Kosovë

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Borë e madhe në Kroaci, bllokohen rrugët

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

Anije cisternë e operuar nga Turqia goditet në Detin e Zi nga një dron pa pilot

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

AKB: Propozimet për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, të papërgjegjshme dhe pa bazë ligjore

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

Hamza para takimit të kryesisë së PDK: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën