TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DASH mbështetë çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
DASH mbështetë çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit

Ky koment erdhi pas takimit të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i DASH-it nuk ka pranuar të komentoj mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, por tha se “bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i integruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të tërheqë investime në energji, banka, prodhim, shërbime dhe sektorë të tjerë në një treg prej 20 milionë punëtorësh dhe klientësh të arsimuar në zemër të Evropës”.

“Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto dhe nisma të tjera plotësuese, të cilat kolektivisht thellojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe avancojnë rrugën evropiane”, tha ky zëdhënës i DASH-it për REL-in.

Në takimin e Ohrit të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia të mërkurën nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit

Duke folur përmes videolidhjes i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja mbështetë iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Por Escobar shtoi se shtetet që i janë bashkuar kësaj iniciative duhet të angazhohen për trajtim të barabartë për gjithsecilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë [Ballkani i Hapur] të jetë e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo iniciativë për zhvillim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një trajtim të barabartë”, deklaroi Escobar.

Escobar ftoi pjesëmarrësit në këtë takim që të harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me iniciativat e tjera aktive në rajon, përfshirë Procesin e Berlinit dhe porositi udhëheqësit e rajonit që të mos e politizojnë iniciativën.

“Unë sinqerisht ju inkurajoj që kjo iniciativë te mbetet ekonomike. Nuk është një projekt politik. Është një projekt i rëndësishëm ekonomik. Nëse e mbani si iniciativë ekonomike ju do të keni më shumë mbështetje”, tha Escobar.

Edhe pse kishte ftesë për pjesëmarrje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi këtë takim pasi tha se Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Kurti tha se “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019. Ata thanë se ka për qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila, Muja dhe Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Kusari-Lila, Muja dhe Murati takojnë prodhuesit e qumështit

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Deputetët e votuan, por kur do të jetësohen sigurimet shëndetësore për qytetarët?

Kuvendi miraton me 93 vota për marrëveshjen për programin IPA 2020

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Humbje kombëtare, akademikët vlerësojnë trashëgiminë e Rexhep Qosjes

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

Hendboll, vikendi i Kupës zhvillohet në Ferizaj, Kastrioti – Rahoveci, finale para finales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën