TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Danimarka triumfon me shtatë pikë ndaj Kosovës për fitoren e dytë në parakualifikime

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Danimarka triumfon me shtatë pikë ndaj Kosovës për fitoren e dytë në parakualifikime

Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Zvicrës, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka humbur duelin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. “Dardanët”, të mërkurën u mposhtën me rezultatin minimal në udhëtim te Danimarka në kuadër të Grupit H.

Dueli i luajtur në Naestved dhe që i takoi fazës së tretë parakualifikuese, përfundoi me shifrat 82:75 në favor të danezëve.

Kosova pati një paraqitje të mirë, sidomos në tre çerekët e fundit por nuk arriti ta mposht Danimarkën, e cila gjithashtu ka mposhtur Zvicrën në duelin e parë.

Me këtë fitore, Danimarka është lidere e grupit me katër pikë, një më shumë se Kosova që zë vendin e dytë, ndërsa ekipi që përfundon i pari, avancon në kualifikimet e rregullta për “Eurobasket 2023”. danezët startuan furishëm dhe ishin në epërsi 13:0 pas gjashtë minutave lojë, basketbollistët e Kosovës reaguan në çerekun e dytë për t’u rikthyer fuqishëm. Çereku i parë i takoi Danimarkës që e fitoi me shifrat 27:16, ndërsa të dytën e fitoi Kosova me rezultatin 27:17.

Danimarka i fitoi edhe dy periudhat e fundit. Çerekun e tretë e mbylli 25:22, ndërsa të fundit më rezultatin 11:10, që mjaftuan për ta mposhtur Kosovën. Amerikani i natyralizuar, Dominic Artis ishte më efikasi te Kosova. Ai ndeshjen e mbylli me 23 pikë të shënuara, prej të cilave realizoi pesë herë në shtatë tentimet për tri pikë.

Krahas 23 pikëve, Artis e mbylli ndeshjen edhe me 4 kërcime, 4 asistime e 3 topa të vjedhur. Me lojë të mirë te Kosova u dalluan edhe kapiteni Dardan Berisha me 13 pikë, Musab Mala me 11, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi 10 pikë. Te Danimarka, katër basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

Jonas Zohore pati 19 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, ndërsa Gabriel Lundberg shtoi 20 pikë për këtë fitore të rëndësishme. Duelin e radhës në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”, Kosova e luan të shtunën. Përballet në udhëtim me Zvicrën, të cilën e mposhti në Prizren me shifrat 76:49.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Shqipëria surprizon me përbërjen ndaj Polonisë

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Foda pa shumë ndryshime në formacion

​Mblidhet kryesia e PDK-së

​Mblidhet kryesia e PDK-së

8 vetitë e një mësuesi të mirë

8 vetitë e një mësuesi të mirë

Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00

Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00

Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast

Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast

​As Haxhiu nuk komenton vendimin e Kushtetueses

​As Haxhiu nuk komenton vendimin e Kushtetueses

Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë për ushtarë të FSK-së

Maqedonci fton të rinjtë të aplikojnë për ushtarë të FSK-së

Gërvalla: Kosova duhet të jetë në Këshillin e Evropës

Gërvalla: Kosova duhet të jetë në Këshillin e Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën