TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Një javë pasi u mbajt mbledhja e kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pakënaqësitë e thëna në dyert e mbyllura u dhanë edhe në publik. Avdullah Hoti po kërkon ndërrim të lidershipit aktual për rezultatet e zgjedhjeve dhe arsyeve tjera, nga ana tjetër, kryetari i komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se me ardhjen e Lumirit partia është rritë 70%. Muhaxheri thotë se nuk është vetëm në dorën e një individi rritja e subjektit.

nga Fetije Kamberi
18 Mars, 2025
1
A A
Dalin në publik pakënaqësitë brenda LDK-së, kërkohen ndryshime në lidership

Më 10 mars, u panë bashkë në Mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me dyer të mbyllura për media, u diskutuan zgjedhjet në vend.

E pas një jave, pakënaqësitë brenda partisë u bënë edhe publike.

Deputeti nga ky subjekt politik, Avdullah Hoti kërkoi largimin e lidershipit aktual, pasi sipas tij rezultati i zgjedhjeve është i ulët.

“LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja. LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë. LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë. Një lidership i tillë është thelbësor për bashkimin, fuqizimin dhe kthimin e LDK-së në parimet e saj bazë, si parakusht për të rifituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Kosovën”, ka shkruar Hoti.

Hoti renditi disa arsye që sipas tij e arsyeton largimin.

“Në katër vitet e fundit, lidershipi i partisë është angazhuar në ristrukturimin e partisë dhe degëve në gjithë Kosovën. Por, në jo pak raste, kjo është bërë në mënyrë selektive, jostatutore dhe pa konsideratën e nevojshme ndaj disa specifikave të brendshme të LDK-së. Këto specifika janë unike për LDK-në, e cila si parti 35-vjeçare i ka dhënë Kosovës dy presidentë, tre kryeministra, dhjetëra ministra e zëvendësministra, qindra deputetë e zyrtarë të lartë shtetërorë. Orientimi i lidershipit aktual për të bërë prerje të panatyrshme, si dhe distancimi nga e kaluara e lavdishme shtetformuese e LDK-së, pavarësisht sfidave e lëshimeve gjatë rrugëtimit të lidershipeve të kaluar, kanë zvetënuar besimin e elektoratit tradicional të LDK-së. Në vend të ndërtimit mbi ato arritje të LDK-së, lidershipi aktual ka krijuar distancë ndaj njerëzve dhe arritjeve të Kosovës gjatë qeverive të udhëhequra nga LDK-ja. Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcional në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së”, u shpreh ai.

Që kjo është diskutuar edhe në mbledhjen e kryesisë, e thotë kryetari i komunës së Pejës nga radhët e Ldk-së, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri nuk i jep të drejtë kësaj kërkesë, pasi thotë se kryetari aktual, Lumir Abdixhiku e ka rritë partinë për 70%.

Tëvë1 ka provuar për një qëndrim rreth këtyre deklaratave edhe deputetë tjerë të këtij subjekti politik mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

LDK kërkon nga Kushtetuesja që të konstatohet shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

I skadoi mandati në nëntor të 2023-tës, kryetari i KRPP-së ende ushtron funksionin me ushtrues detyre

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

Zjarr i madh në Golesh

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Fluminense skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Emisioni “Info Nata” 04.07.2025

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

GERMIN reagon ndaj Prokurorisë: Përmendja e organizatës në aktakuzë është e pabazuar

Zjarr i madh në Golesh

Zjarr i madh në Golesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X